SHPËRNDAJE

Getafe do te pres Barcelonen ne stadiumin e tyre Coliseum Alfonso Pérez per gjiron e 8-te ne La Liga, ndeshje e cila do te filloj nga ora 16:00.

Barcelona po ka probleme te shumta sa i perket ndeshjeve jashte shtepis, koha e fundit kur ata fituan nje ndeshje jashte Camp Nou ishte ne muajin prill.

Edhe lojtaret edhe trajneri kane dhene deklarata te shumta se kjo gje duhet te ndryshoj sa me shpejte, e sot eshte pikerisht momenti i duhur.

Pikerisht atehere kur do te luhet edhe derbi madrilien mes Atletico dhe Real Madrid, Barcelona mundet te perfitoj shume nga kjo me nje fitore eventuale te arritur sot.

Barcelona jane te pamboshtur ne 15 ndeshjet e tyre kunder Getafe-se, shpresojme qe kjo seri te vazhdoj edhe sot!

Problemi kryesor eshte se te Barcelona ka mungesa te shumta, edhe per kete ndeshje do te mungojn lojtaret: “Messi, Ansu Fati, Jordi Alba dhe Samuel Umtiti”.

Por, kjo aspak nuk duhet te jete nje problem per Barcelonen. Sezonin e kaluar kunder Getafe Barcelona pati veshtiresi te shumta qe t’a fitonte ndeshjen, por sot i duhet fitorja padyshim!

Perpara ndeshjes edhe trajneri Ernesto Valverde deklaroj se Getafe eshte nje ekip i veshtire, mirepo Barcelona ka udhetuar per ne Madrid vetem qe te marr 3 piket e rradhes.

E formacioni qe trajneri ka vendosur per kete ndeshje, eshte sic vijon me poshte:

Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Junior; Busquets, Frenkie de Jong, Arthur; Perez, Suárez, Griezmann.

SHPËRNDAJE