Ballina Intervista Edhe Coutinho ka fjalet e tij per nje rikthim te mundshem te...

Edhe Coutinho ka fjalet e tij per nje rikthim te mundshem te Neymar…

SHPËRNDAJE

Ne veren e kaluar ndodhen disa transferime te quditshme, e sidomos ai i Neymar ne PSG.

Ishte largimi me se paku i mundshem, pasi qe ky i fundit mendohej se do te jete e ardhmja e Barcelones.

Megjithate, Barcelona nga ky transferim perfitoi 222 milione euro dhe arriti qe me pas te beje transferimin e disa lojtareve te tjere.

Coutinho: “Arthur? Ai eshte nje lojtar shume i mire, ai ka shume aftesi te mira dhe personalitet ne fushe, kjo mund te shihet ne ndeshjet e tij. Une gjithashtu mund te them se ai eshte edhe jashte fushave nje person i mire”.

“Neymar eshte nje lojtar i madh dhe do te ishte e mrekullueshme nese ai do te rikthehej tek Barca. Une pajtohem me Rakitic, do t’ia hapja dyert atij”.

“Chelsea? Do te jete nje ndeshje e madhe, kjo gare (Liga e Kampioneve) eshte e rendesishme. Une do te luaj pjesen time edhe ne kete ndeshje, ku do te jem ne stadium duke mbeshtetur ekipin. Chelsea kane nje ekip shume te mire”.

“Gjithcka qe ne duhet te bejme eshte te luajm sikurse ne dime, te jemi te vemendshem dhe te mundohemi te shenojme sa me shpejt nje gol”.

“Dembele? Ai eshte nje lojtar i shkelqyer, i cili pati nje sezon fantastik me BVB. Une dhe ai vetem sa kemi ardhur dhe po mundohemi qe te pershtatemi me Barcen pak nga pak”.

“Suarez eshte nje ‘vrases’ para portes, ai shenon shume gola, ne kemi kaluar nje kohe te mire bashke ne Angli, ku ai me ka ndihmuar me shume gjera dhe tani po ben te njejten gje”.

“Te jesh tek Barca eshte nje hap i madh, une gjithnje e kam thene kete. Une shpresoj qe ne do te fitojme gjithcka qe mundemi”.

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.