SHPËRNDAJE

Frenkie de Jong pati nje mbremje te vecante dje derisa u shperblye me cmimin “Johan Cruyff”, si lojtari me i talentuar ne Holande per sezonin 2018/19. Nje nder jashtezakonisht i madh.

Gjate mbremjes se djeshme, normalisht qe De Jong tani eshte me interesim edhe me te larte pershkak te kalimit tek Barca, mediat holandeze e moren ne deklarata te shkurtera se si po kalon keto muaj te pare tek Barca.

“Ne javet e para tek Barca gjithcka ishte fantastike derisa tani njerezit nuk po e shohin te njejtin Frenkie. A duhet te shqetesohemi?” ishte pyetja e pare qe i’u be nga gazetaret holandez, derisa De Jong pergjigjet:

“Jo, jam ende i ri ne ekip por kam startuar ne te gjitha 3 ndeshjet derisa kemi shume mesfushore. Mendoj se mund te luaje me mire se qe kam luajtur deri tani ne Lige.”

“Po luani shume larg ne anen e majte te mesfushes? Duhet te rritem ne cfaredo loji qe duhet te luaje. Jam i lumtur per te luajtur dhe vetem duhet te sigurohem qe te vazhdoje te mbaje poziten e startuesit.”

“Por nese luani kaq larte ne fushe, duhet te shenoni me shume gola/ asistime? Nuk jam i sigurte nese ajo eshte e nevojshme shume. Njerezit mendojne se te duhen shume asistime /gola ne ate pozite, por futbolli nuk eshte aq i thjeshte. Nuk jam i shqetesuar per ate.”

“A po ndiheni si ne shtepi atje? Po, kemi gjetur nje shtepi/apartament shume te mire. Po ndjehemi shume mire.”

“Do t’ia kalosh mire apo jo? Me buzeqeshje te madhe dhe pa shqetesime? Po, sigurisht haha.”

Keshtu kaloi nje nate e vecante per De Jong’un, i cili pati nje super sezon me Ajax’in ne vitin e kaluar, derisa vlen te theksohet saktesia prej 91.2% saktesi ne pasime dhe 75.3% driblime te sakta, gje qe e shperblyen edhe me kete cmim te madh. /bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.