Ballina Intervista Jurgen Klopp flet per mundesine e kthimit te Philippe Coutinho tek Liverpool...

Jurgen Klopp flet per mundesine e kthimit te Philippe Coutinho tek Liverpool perseri!

SHPËRNDAJE

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ne nje nga prononcimet e fundit per ESPN FC ka perjashtuar cdo mundesi per ndonje rikthim te mundshem te yllit te tyre Philippe Coutinho.

‘Redsat’ e shiten mesfushorin ofansiv te tyre drejt Barca’s ne janar te 2018-tes per 160 milion euro (120 + 40 milion euro bonuse) por braziliani nuk e ka gjetur veten ne asnje moment.

Ndersa Klopp i pyetur per ndonje rikthim te tij thote se:

“Ne pergjithesi, Coutinho ndihmon cdo ekip ne bote, 100%.”

“Nuk eshte rreth asaj qe nuk eshte ne forme. Me pelqen Phil, mendoj se eshte nje futbollist fantastik dhe i ka te gjitha, por do te duhej nje oferte shume, shume, shume, shume, shume e madhe per te nenshkruar me te dhe nuk eshte viti jone per t’a bere kete.”

“Thjesht eshte e pamundur. Sic kam thene, te kesh ate do t’a bente cdo ekip me te mire, duke perfshire edhe ne, por me te vertete shpresoje qe ai te gjeje fatin e tij tek Barcelona.”

“Ose ndoshta e ka gjetur aty. Ne kemi kontakte, por jo aq te aferta sa te di se si po shkon atje, por duke lexuar gjerat ne gazeta e keshtu me rradhe.”

/bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.