SHPËRNDAJE

Leo Messi ka zbuluar në një intervistë për FIFA PRO që, në moshën e tij, ai duhet të bëjë tashmë të ruaj veten më shumë në mënyrë që të qëndrojë në formë për të luajtur ende.

“Vitet kalojnë dhe gjithqka bëhet më e vështirë. Ju duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj, të përgatiteni më mirë çdo ditë për ndeshjen.”

“Mund të duket njësoj për juve si koha kur fillova por e vërteta është që trupi nuk tregon mëshirë. Ju jeni në një moshë të caktuar dhe duhet të kujdeseni për veten tuaj.”

“Koka jote drejton gjithçka dhe kur je mendërisht i aftë, është më lehtë gjithqka, por në të njëjtën kohë, trupi yt vuan dhe ndjen gjdo udhëtim, ndeshje, përpjekje. Gjithqka bëhet më e vështirë dhe më e vështirë.”

Me 32 vjeç, Messi është ende larg pensionit. Sidoqoftë, ai është në një moshë që mund të marrë lëndime më shpesh, siç duket. Argjentinasit i duhej një muaj për tu rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që mori në gusht. Aktualisht, ai është jashtë me një dëmtim të muskujve që pësoi në ndeshjen e Villarreal.

Në sezonin e kaluar, ne kemi parë argjentinasin në pankinë shumë më shpesh se më parë. Duket sikur Ernesto Valverde do të duhet të bëj rotacione edhe më shpesh këtë sezon vetëm për të mbajtur të freskët Messin për lojërat më të rëndësishme.

 

SHPËRNDAJE