SHPËRNDAJE

Bartomeu sot është duke dhuruar një intervistë për Barça TV dhe BMSHQIP është duke u munduar të jua përkthejë të gjithë intervistën në një kohë rekord.

Intervista filloi me pyetje për rinovimin e Camp Nout dhe çmimin total të saj.

“Nou Camp Nou (Barca Espai) është përuruar tashmë prandaj së shpejti do të fillojmë me shkatërrimin e Mini Estadi. Por në fillim do të bëhet një “përkujtim” për të më 24 Shtator.”

“Rinovimi i Camp Nou do të fillojë verën e ardhshme dhe do të përfundojë në vitin 2024.” Më tej Bartomeu e bëri të qartë që gjithqka që bëhet është për klubin dhe jo për të fituar zgjedhjet e ardhëshme duke thënë që “Ky stadion është një projekt për klubin dhe jo për bordin.”

“Financimi i stadionit të ri “Nou Camp Nou” nuk do të ketë asnjë ndikim – negativ – në fushën sportive” kështu Bartomeu e bën të qartë që financimi i rinovimeve të stadionit dhe sallave sportive do të ndodhë pa mos qenë nevoja që të sakrifikohen lojtarët e klubit për ta kryer këtë projekt.

“Cmimi final për rinovimin e Camp Nout, sallën Palau Blaugrana (salla e ekipeve të Barçës për Handball, Roller Hockey dhe Futsal) do të jetë 685 Milion Euro.

“Ne së shpejti do të zhvillojmë një takim të veçantë për t’u marrë me fonde të reja. Falë të ardhurave shtesë që kemi marrë në vitin 2014, ne jemi duke fituar shumë dhe në të ardhmen mendoj se mund të fitojmë edhe më shumë, përmes mënyrave të reja ”

“Ne kemi vendosur që të mos nënshkruajmë një kontratë me një kompani për të drejtat e emërtimit të stadiumit sepse në të ardhmen çmimi mund të jetë shumë më i lartë se sa tani. Ka kohë për të negociuar, një kontratë si kjo mund të ketë një gjatësi prej 15 deri në 20 vjet!”

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.