SHPËRNDAJE

Zgjedhjet presidenciale në vitin 2021

“Ne do të donim të prezantonim votimin online por vetëm kur të jetë 100% i sigurt prandaj duhet të presim për reformën e ligjit të sportit katalonas. Ne kemi punuar për ca kohë për të përfunduar implantimin e saj.”

“Unë nuk do të them kush, por ka dikush në bordin e drejtorëve që mund të më zëvendësoj mua në vitin 2021!”

“Unë mendoj se nuk do të ishte ide e mirë për Barçan që të ketë president të ri një ish president [Laporta] përsëri.”

Joan Laporta dhe Josep Bartomeu.

Ekonomia e klubit dhe rreziqet

Bartomeu u pyet se si është gjendja e ekonomisë së klubit pasi që u transferuan përsëri shumë lojtar të shtrejntë në të njejtën verë.

“Klubi ynë ka një ekonomi të shëndetshme. Që institucionet financiare të vijnë tek ne për të ofruar fonde (marrëveshja e Griezmann) është një demonstrim që ata besojnë tek ne dhe ekoniminë tonë.”

“Për këtë sezon do të paraqesim një buxhet prej rreth 1.060 milion euro të ardhura.”

I pyetur në qoft se ekipi rrezikon që të ndëshkohet për thyerjen e ligjeve të transferimeve apo për kufijtë e pagave ai u përgjigj duke thënë se “Ne po flasim me UEFA dhe La Liga për kufijtë e pagave dhe kufijtë e shifrave të transferimit.” Kështu Bartomeu konfirmon që gjithqka që ndodh, është rregulluar me UEFA’n dhe La Liga’n më parë dhe nuk ndërmerret asnjë lëvizje pa mos u konsultuar me dy institucionet.

“Borxhi shqetëson shumë socios, por është në një nivel të borxhit normal, ai plotëson në mënyrë të përkryer raportet e klubit”.

Filozofia e klubit

“Filozofia e Barcelonës është të ketë lojtarë të La Masia si dhe nënshkrime në ekip. Jam i lumtur sepse ka lojtarë që fillojnë të “fusin hundën e tyre” në ekipin e parë: Abel Ruiz, Ansu Fati, Riqui Puig dhe Illaix, i cili nuk është stërvitur ende me ekipin e parë akoma…”

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se mënyra se si luan Barça është e pathyeshme.”

“Ka qenë një verë e gjatë, por është e vërtetë që skuadra e ekipit të parë është bërë për një afat të gjatë. Ideja ishte të marrim një mesfushor (De Jong), një sulmues (Griezmann) dhe një mbrojtës të majtë (Junior). Këtë sezon skuadra është më e vogël se sezonet e kaluar, 21 lojtarë, por më shumë konkurrues.”

I pyetur në qoft se kanë pasur ndikim lojtarët e ekipit në trasnferimet e saj Bartomeu ka treguar shumë qartë që “Lojtarët nuk kanë asnjë thënie në nënshkrimet dhe ata nuk mendojnë për këtë gjë. Vetëm ne marrim vendime për nënshkrime në zonën sportive.”

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.