SHPËRNDAJE

Qështja e Neymarit!

“Po, ne negociuam me PSG për Neymar. Ata hapën derën për Neymar dhe ne pastaj filluam negociatat për të parë nëse mund ta integronim brazilianin. Në fund, ne nuk mund të përmbushnim kërkesat e PSG.”

“Bisedimet për Neymar nuk ishin planifikuar paraprakisht. Leonardo hapi derën për të negociuar për të. Ne pastaj u bashkuam me negociatat, midis klubeve të tjera.”

“Barça ka bërë gjithçka që është e mundur që Neymar të vijë këtë verë. Shumë anëtarë të bordit kanë punuar në këtë qështje.”

“PSG kërkoi lojtarë dhe para nga ne! Ata flisnin për një ofertë me dhënjen e lojtarëve tonë në formë huazimi por me të drejtë blerje. Pa thënë emra, ishte” ju paguani para dhe ju i dërgoni lojtarët në hua këtë sezon, ne paguajmë pagat e tyre. Për ne kjo nuk vinte në pyetje dhe mund të ju tregoj që, Barça nuk i ka ofruar lojtarë PSG-së.”

I pyetur në qoft se ka pasur kërkesa nga Lionel Messi për Neymarin presidenti u përgjigjë duke thënë “Messi nuk e ka kërkuar Neymar. Neymar thjeshtë ishte një mundësi tregu, një shtesë, prandaj edhe vendosëm ne bordi që ti japim një shans për ta provuar ta transferojmë Neymarin.”

“Neymar i tha PSG-së të negociojë vetëm me Barçën dhe me asnjë ekip tjetër. Ai bëri atë që duhej të bënte, por në fund të fundit ai dhe PSG kanë vendosur që lojtari të vazhdojë në Paris. Ai dëshironte të largohej, por këtë vit ai do të luajë në PSG .. ”

Pasi që dështoi transferimi i Neymarit këtë verë Bartomeu u pyet në qoft se e ka ndërmend të provoj të nënshkruaj me brazilianin për dimër tani.

Përgjigja e Bartomeut ishte shumë e qartë: “Neymar nuk hyn në planet tona për në muajin Janar.”

Mirpo kur ai u pyet për një transferim më vonë se sa në janar atëher Bartomeu la gjithqka hapur duke u shpreh kështu:

“Unë nuk mund të përjashtoj idenë që ne të nënshkruajmë me Neymarin në të ardhmen nëse ka ndonjë mundësi, por ne nuk kemi filluar ende të planifikojmë për verën e ardhshme. Kishte 3 ose 4 klube të interesuara për Neymar dhe njëri prej tyre ishte Real Madrid.”

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.