SHPËRNDAJE

Nje tifoz i Barcelones ka patur nderin dhe mundesine te bisedoj me Laportan dhe biseden me te e ka bere publike ne forme interviste, lexojeni.

Para se te filloni, nje falemnderim per Ermal’in i cili n’a lejoi t’a shperndajme kete interviste qe e ka perkthyer vete ai.

Tani shijojeni sepse i’a vlen:

“Johan Cruyff, nje nga shoket me te mire te Laportas kishte keshilluar ate qe ta sillte ne Barcelone si trajner Ronald Koeman ose Guus Hiddink. Sidoqofte Barcelona nuk mund t’i perballonte rrogat e asnjerit prejt tyre keshtuqe Laporta solli Frank Rijkaard.”

TRANSFERI I RONALDINHOS NE VEND TE BECKHAM?

“Sjellja e tjeter ne klub ishte Ronaldinho ne vend te David Beckham. Mesfushori anglez ishte premtimi i Laportas ne kampanjen e tij per President te klubit dhe pa kete premtim me siguri nuk do ta fitonte garen…

Laporta: “Degjova per incidentin me kepuce mes Beckham dhe Sir Alex Ferguson keshtuqe e dija qe Man.United po shihte mundesine e shitjes se tij. Hapi i ardhshem ishte te arrinim marreveshje me Man.United gje qe nuk ishte e veshtire sidoqofte ne ishim marre vesh qe gjithcka te zhvillohej ne qetesi dhe te mos flisnim per ate gje.”

“Diten tjeter ne konference per shtyp nje gazetar me pyeti per te dhe une e konfirmova. Ishte gabim sepse ne ende nuk kishim biseduar me agjentin e lojtarit. Shkuam me Sandro Rosell ne Nice dhe biseduam me agjentet e Beckham, ata na thane qe ne ate kohe edhe Real Madrid ishin te interesuar per te ndersa ne menduam qe po kerkonin ta rrisnim oferten. U takuam me ta i dhuruam suvenire te ndryshme nga Barcelona por siq dukej vetem ishte vendosur qe lojtari te kalonte ne Real Madrid.”

“Fatmiresisht per ne Ronaldinho ishte i shemtuar per Real Madridin (qesh), keshtuqe kur vendosem ta transferonim ate R.Madrid nuk tentoi te na pengonte.”

VESHTIRESITE PER TA SJELLE SAMUEL ETO’O

“Samuel deshironte te vinte ne Barcelone por problemi ishte se te drejtat ekonomike te lojtarit i takonin 50% Mallorcas dhe 50% R.Madridit. Ne takimin e pare u ulem se bashku une, presidenti i Mallorcas dhe ai i R.Madridit. Ne ate kohe oferta ime ishte €15M dhe Presidenti i Mallorcas u pajtua duke menduar qe edhe ai i R.Madrid do te pajtohej pasiqe nuk do te mund ta transferonin Eto’o pasiqe veq kishin 3 lojtar te huaj (non-EU) ne skuader. Florentino u pergjigj: “Mallorca nuk shet.”, keshtuqe e ngrita oferten ne €20M. Ai perseri u pergjigj “Mallorca nuk shet.” dhe ai shkoi aq larg saqe kercenoi duke thene se nese beni me shume presion do ta beje te pamunduren ta demtoj Barcelonen.”

“Pas gjithe kesaj Samuel me telefonoi mua dhe me tha: “Kam degjuar se cka ka ndodhur dhe jam shume i acaruar, neser ne konference do te tregoj per te gjitha parate e zeza qe Mallorca m’i ka ofruar mua.” – i lutesha te mos e bente ate.”

SIGURIMI I TRANSFERIT TE SAMU ETO’O

“Nje nate para se te fluturonim per ne Kine ne turneun veror kisha nje takim me bordin e ri te drejtoreve te Mallorcas. Ata thane se Mallorca refuzuan oferten pasiqe antaret e vjeter ishin fansa te Real Madrid. Sidoqofte tanime shumica e antareve perkrahin Barcelonen dhe nese ofroni €23M do ta pranojme oferten, per me shume me thane qe do ta shtyjme Madidin ta shes lojtarin.”

“Pas kesaj bisedova me Eto’o i cili po bente presion te arrihej marreveshja dhe para se te udhetoja ne Kine i dergova nje faks duke bere oferten. Florentino u nervozuar perseri por i thash qe me duhej nje sulmues dhe se Madrid do te fitonte shume para me kete transfer.”

“Kontrata mes Mallorcas dhe Madrid thoshte se se nese Mallorca pranon oferten, Madrid ka 9 dite te pergjigjej. Kur u kthyem ne Barcelone po prisnim per “Jo” e Mallorcas. Por Florentino me thirri dhe me tha “E keni lojtarin.”

“Samuel ishte fantastik dhe falenderues qe e olla ne Barcelone. Sa here qe shenonte gola vraponte drejte meje dhe me pershendeste. Ne ate kohe kishim 90 te punesuar dhe te gjithe ata respektonin strukturen e klubit, kur kishin nevoje per dicka flisnin me ata qe ishin pergjegjes; Sekretarin, drejtorin etj., ndersa Eto’o vinte drejt tek une.”

DEBUTIMI I RONALDINHOS

“Cka ndodhi ishte ajo se kishim nje ndeshje ne Champions League te Marten dhe Federata spanjolle tha qe ne do te luanim ndeshjen e liges te Shtunen. Ata nuk thane se kur do te luajme keshtuqe ne vendosem te luajme ne ora 00:01 pas mesnate. Arritem ne stadium dhe quditerisht stadiumi ishte i mbushur me njerez nga Barcelona dhe Sevilla. Keshtuqe vendosem t’i sherbenim tifozet me ‘gazpacho’ (supe tradicionale spanjolle). Keni gatuar ndonjehere supe per 99.000 njerez? Ne e beme ate per t’i respektuar fansat.”

KANDIDIMI PER ZGJEDHJET E 2021

“Zgjedhjet 2021…a jane ne 2021 (qesh)? Planifikoj te rikthehem sepse deshiroj ta beje perseri. Mendoj qe klubi ka nevoje per nje projekt te ri. Edhe pse ne jemi te privilegjuar qe kemi Messi dhe ai do te jete aty me 2021. Por me rendesi eshte ta ndertojme te ardhmen.”

“Mendoj qe perveq epokes sportive, gjithcka ka ndryshuar ne klub. Ata (bordi) genjejne kur flasin per gjendjen ekonomike. Ne ndertuam Barcelonen me te mire ne histori dhe pa para nuk do te mund ta kishim bere.”

“Bordi perdoren QATAR si sponzor ne fanele, derisa ne paguanim UNICEF dhe mbanim emrin e tyre ne fanelen tone. Ata thonin se kishin nevoje per spoznor si Qatar sepse klubi ne ate kohe nuk kishte para mjaftueshem dhe kjo thjesht nuk eshte e vertete. Ata nuk do te mund ta thonin ate ne kohen time, dhe ata nuk bene pune te mire ne qeshtjen sportive.”

“Por shumica e njerezve nuk e kuptojne ekonomine keshtuqe eshte e lehte per ta (Sandron dhe Bartomeun) te me demtojne mua ne fushen e ekonomise. Isha shume i zemeruar sepse e dija sa shume ishim munduar per ta vene klubin ne situate stabile financiare.”

“Per me shume ata punesojne shume njerez. Kur punesojne nje ekzekutiv nuk e pushojne tjetrin por e vendosin ne pozite tjeter. Lista e pagesave eshte shume e larte, dhe kjo nuk eshte e nevojshme.”

PERDHOSJA E MODELIT TE BARCES

“Ata nuk e ndjekin modelin as sistemin tone dhe ata sjellin vazhdimisht staf teknik qe nuk jane te perkushtuar ne modelin tone. Dhe mendoj qe kur nuk qendron besnik ne sistemin tone, ndodh ajo qe ndodhi ne Rome dhe Liverpool.”

“Luajtem ndryshe sepse ishim te frikesuar. Duhet te jemi me te guximshem. Trajneri duhet te jete i guximshem, gjithashtu edhe bordi. Dhe me “guximshem” nenkuptoj perdorimin e lojtareve te ‘La Masias’.”

“Kam lindur fans i Barcelones dhe do te vdese i tille. Sidoqofte me pengon qe kemi humbur modelin tone, dhe shpresoj qe klubi ta riktheje ate.”

MENDIMI PER VALVERDEN

“Para se te gjithash, ai eshte person shume i mire ne nivel personal. Por une jam poaq kritik sa jeni ju fansat. Mendoj qe duhet ta ndiqni sistemin dhe mos ta shkaterroni ate. Kjo e bene diferencen dhe nuk ka rendesi nese luani 3-4-3 ose 4-4-3 ose 4-4-2.”

“Me gjithe ata talenta qe kemi ne shtepi, duhet ti perdorim ne menyre qe te arrijme gjendje financiare dhe sportive te qendrueshme. Per mua ishte surprize edhe pse e dija se ai nuk ishte perkrahesi me i madh i sistemit te Cruyff, por mendoja qe ai do te promovonte lojtare nga ‘La Masia’. Por mendoj qe bordi jane fajtor qe nuk e inkurajojne ate t’i perdor lojtaret e akademise.”

“Per shembull, Frank Rijkaard la Messin te luante ne moshen 16 vjeqare, nje trajner tjeter nuk do ta ndermerrte kete risk. Por ai e beri kete edhe me Pedron, ndersa Guardiola shiti Yaya Toure qe te bente vend per Busquets. Dhe Yaya ishte futbollist i mrekullueshem por kur ke nje te ri nga shtepia qe mund ta kryej punen duhet ta promovosh ate. Nje lojtar i rritur ne shtepi ka me shume respekt dhe dashuri per klubin.”

“Tani per tani bordi preferon te shikoj ne treg per lojtare te rinje. Dhe Valverde eshte ai tip i trajnerit qe nuk dote flas kurre kunder bordit.”

“Ai eshte person i mire dhe lojtaret e dijne kete. Por ndonjehere eshte me i mire se qe duhet. Sidoqofte Griezmann mund te ndihmoj dhe mund te kemi sezone te mire. Nese yjet e pranojne Griezmann do te arrije shume.”

“Me Messi, Suarez, Griezmann, ndoshta Neymar dhe Dembele (qesh) – duhet te kemi sezone shume te mire.”

“Ansu Fati? Oh e dua ate. Dhe mendoj qe eshte prova me e mire qe La Masia gjithnje prodhon talent vetem se duhet te jesh i guximshem t’i perdoresh ata. Per me shume, mund ta shihni se si nje femije qe rritet ne sistem mund te luaj si 16 vjeqare dhe te pershtatet me pjesen tjeter te ekipit.”

EMERIMI I PEP GUARDIOLAS SI TRAJNER

“Pse preferoja Pep si trajner? Sepse e donte Barcelonen. Per me shume, ishte trajner brilant qe besonte ne sistem dhe kishte luajtur nen urdherat e Cruyff. Por mbi te gjitha ai donte klubin dhe vlerat e tij.”

 

“Ne ate kohe Pep menaxhonte Barça B ne divizionin e trete, por ne e preferonim ate para Mourinhos. Ne e njihnim ate dhe prisnim rezultate te mira nen udheheqjen e tij. Sidoqofte, ne realitet rezultatet ishin edhe me te mira se qe ne e prisnim sepse fituam cdo gje.”

REFUZIMI I OFERTES PER MESSI

“Ishte viti 2006 kur pronari i Inter, Moratti, me ofroi €250M. Me ofroi kete shume dhe i thash Jo. Nuk e mendova as per nje minute, por shqetesimi im i vetem ishte se e dija qe Inter po i bente presion babait te tij Jorges. Bisedova me te dhe i thash atij se ai me siguri mund te fitonte me shume tek Inter. Sidoqofte, ketu ai do ta kete strukturen qe do ta beje ate lojtar te madh, ne nje ambient familjar me vlerat qe ndihmuan ate qe nga mosha 13 vjeqare.”

“Per fat te mire ata vendosen te qendronin. Vetem imagjinojeni si do te ndryshonte historia po ta shisnim Messin.”

A DUHET DEMBELE TA LE KLUBIN ?

“Nuk mendoj, sepse besoj qe ai eshte lojtar shume i mire. Problemi i tij eshte se ai nuk ka stabilitet, dhe klubi duhet t’i ofrojne nje “mesues”. Nese klubi mund ta perballojne ate, Dembele mund te behet dicka shume special. Me pelqen Dembele sepse eshte si femije. Sezonin e kaluar ishte lojtari i vetem pas Messi qe fitonte ndeshje te rendesishme per Barcelonen.”

SHKEMBIM I IBRAHIMOVIC DHE ETO’O

“Kur Pep arriti, deshironte qe 3 lojtare te largoheshin menjehere: Ronaldinho, Deco dhe Eto’o. Isha i befasuar kur me tha Eto’o por kishin nje karakter, dhe Pep nuk ishte rehat me nje tjeter karakter si ai ne ekip. Sidoqofte, derisa parasezona po kalonte Pep me tha qe ishte ne rregull me ate te qendroj por vetem si sulmues i trete pas Henry e Bojan. Dhe pas rikthimit te Messi nga Lojrat Olimpike ai tha qe eshte ne rregull me qendrimin e Eto’o dhe ne fund doli nje sezon fantastik per Eto’o i cili fitoi edhe “Picchichi”.”

“Ne fund te sezonit Pep me tha qe nuk mund ta perballonte me Eto’o ne aspektin emocional. Ai deshironte qe ne te sillnim nje sulmues te ri dhe te shisnim Eto’o. Pep bisedoi me Forland dhe Dani Guiza. Sidoqofte klubi i cili mund te transferonte Eto’o paguante me shume dhe luante ne Champions keshtuqe opsioni Ibrahimovic erdhi ne shprehje, Ibra kishte edhe 4 vite kontrate ndersa Eto’o vetem 1 keshtuqe na u desht te paguanim me shume.”

A DO TA UDHEHEQE XAVI BARCELONEN?

“Une dua qe Xavi te jete trajner i Barcelones. Mendoj qe ai po pergaditet te jete trajner i Barcelones. Sidoqofte, i preferoj atij te shkoj ne ekipe si Girona apo Barca B dhe jo direkt ne ekipin e pare.”

GJENDJA E LEO MESSI

“Natyrisht qe ai eshte me i miri. Por, cka me pelqen me se shumti eshte se ai eshte pjekur shume si njeri. Menyra se si flet me lojtaret dhe tifozet, eshte bere kapiten i vertete. Per dike si une qe e kujton ate si femije eshte fantastike.”

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.