Ballina Intervista Super intervista e re e Antoine Griezmann per Marca’n!

Super intervista e re e Antoine Griezmann per Marca’n!

SHPËRNDAJE

Nje nga transferimet e kesaj vere ishte edhe sulmuesi francez, Antoine Griezmann. Ai tanime ka filluar parasezonin me ekipin katalunas dhe ka filluar te ambientohet mjaft mire fale shokeve francez qe i ka ne skuader.

Ne nje nga intervistat e fundit per Marca’n, Griezmann flet ne me detaje per kete eksperience te re ne jeten e tij:

“E di qe Wanda Metropolitana do te me fershelloje mua, por Atleti gjithmone do t’a kete zemren time.”

“Ditet e para ne Barcelone? Po shkon mire, shume mire. Me shume stress, me shume presion per te arritur gjithcka. Doja te perfundoja pushimet dhe te filloja kete sfide te re.”

“E verteta eshte qe lojtaret ne zhveshtore me kane pritur shume mire: lojtaret, trajneret dhe doktoret dhe per momentin jam duke e shijuar kete dhe me shprese qe te marr besimin per te folur perseri dhe te jem vetvetja.”

“Se fundmi isha ne darke me Jordi Alba’n dhe keto gjera me ndihmojne te ndjehem mire dhe i besueshem ne grup.”

“Si u ndjeve kur marreveshja u finalizua? Epo, e thirra babain tim dhe fillova te qaja me lot gezimi sepse gjithcka perfundoi. Isha me shoket e mi, gruan dhe femijet e mi dhe ishte nje moment i pabesueshem.”

“Barcelona po ndertojne nje ekip si ne videolojera: Suarez, Messi, Dembele, De Jong…Ne kemi nje ekip shume te mire, lojtar te medhenje dhe pastaj eshte trajneri ai i cili vendos se kush do te luaje.”

“Do te jete e mahnitshme te luaj me Messi’n. Jam i entuziasmuar te shoh se si eshte ai cdo dite, si eshte ne stervitje.”

“Nenshkrimi me Neymar’in do te ishte cmenduri? Do t’a bente edhe me te veshtire per trajnerin dhe grupi do te ishte edhe me garues. Ai eshte nje lojtar i madh. E njoh ate pak dhe te shohim se cfare do te ndodhe.”

“Nuk keni shenuar kurre ne Camp Nou? Po, eshte e vertete. Gjithmone ka qene e veshtire per mua ne Camp Nou. Tani do te shohim nese do te arrije t’a beje kete me kete fanele.”

“Tete gola kunder Real Madrid’it? Nuk eshte keq…Jam i sigurte se do te vleresohet shume ketu. Tete? Nuk e dija (qesh).”

“A keni pergatitur per te festuar golin e pare? Po, kam pergatitur. Do te shohim nese do te shkoje mire, por se pari duhet te shenoje.”

“A eshte vallezimi i Fortnite’s? Nuk e di. Gjithmone njerezit me kerkojne t’a beje ate kur beje foto me ta. Por jo, kemi kaluar ne dicka tjeter tani.”

“Me ke do te ndash dhomen ose te kalosh kohen me se shumti ne Japoni? Nuk e di nese do te kete ndonje dhome individuale, por kaloj shume kohe duke luajtur PES apo Football Manager me Dembele’n, edhe pse preferoj te luaj i vetem ne dhome.”

/bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.