Ballina Komunikatë zyrtare E FUNDIT NGA FC BARCELONA: Lendohet Gerad Pique.

E FUNDIT NGA FC BARCELONA: Lendohet Gerad Pique.

SHPËRNDAJE

FC Barcelona neser do te perballet me Vissel Kobe’n ne ndeshjen e dyte parasezonale ne Japoni.

Megjithate, Barca ne kete ndeshje do te jete pa qender-mbrojtesin e tyre Gerard Pique’n, derisa spanjolli ka disa shqetesime ne kofshen e kembes se majte dhe si rezultat i kesaj nuk do te luaje.

Se per sa do te kthehet ne fushe perseri Pique do te varet nga vete menyra se si do te rikuperohet ai.

Kete e ka konfirmuar edhe Valverde, derisa ne konferencen per shtyp tha se: “Pique nuk do te luaje neser dhe vetem nuk duam te rrezikojme.”

Pra, lendimi i tij nuk eshte serioz, ajo qe eshte me e rendesishmja. Vetem si mase paraprake eshte marre ky vendim nga Valverde.

Sic thame, kjo do te jete ndeshja e dyte ne Japoni dhe njekohesisht e fundit atje. Ne ndeshjen e pare kunder Chelsea’s, Barca humbi 1-2 derisa pame debutimin e Griezmann, De Jong dhe Neto’s. /bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.