SHPËRNDAJE

Barcelona neser do te zhvilloj ndeshjen e saj te rradhes me fillim nga ora 16:00, kunder ekipit nga Madridi Getafe.

Sikurse cdo here, trajneri i klubit Ernesto valverde ka dal ne nje konference shtypi. Me poshte eshte konferenca e plote.

Valverde: “Kundershtari? Besoj se do te jete ndeshje e njejte kunder Getafes sikurse vitin e kaluar, ajo duket shume e disiplinuar. Eshte nje ekip qe bene mire ne sulm, me shume lojtar me kualitete, kemi vuajtur shume vitin e kaluar te fitojm aty. Ata gjithmone jane nje ekip qe krijojne raste per gol”.

“Messi? Nuk e di akoma se sa do te jete jashte fushave, por shpresoj qe te rikthehet se shpejti. Nuk ka ndonje lendim serioz. Duhet te presim se si gjerat do te shkojne sot dhe javeve ne vazhdim”.

“Ansu Fati ne ekipin kombetar? Une do te deshiroja qe Ansu te kalonte me shume kohe me ne, nese shkon me ekipin U21 te Spanjes, ateheredo te kalonte vetem pushimin kombetar me Spanjen, mirepo nese luan ne boterorin U17 do t’i mungoj me shume kohe ekipit”.

“Duhet te presim akoma se cfare do te ndodh, cfare do te vendos edhe Federata Spanjolle. Nuk kemi shume per te thene. Te gjithe deshirojn qe te fitojne perveti, kjo eshte logjike”.

“Denimi per rastin e Griezmann? Nuk e di se cfare e rrethojne kete ceshtje. Mendoj se klubi do t’a zgjidh kete ceshtje me se miri qe eshte e mundur”.

“Orari i takimit? Une nuk shqetesohem pse luajm nga ora 16:00, jemi te gatshem te luajm ne cdo orar. Ne kete ndeshje na duhet qe te luajm mire, per arsyje se po na mungojn rezultatet jashte shtepis”.

“Ju duhet qe te shkoni duke u ndjere mire ne ndeshje. Nuk duhet te lejojm te ndodhin surpriza. Eshte mire qe Getafe jane nje rival i madh. Na pret ndeshje e mire”.

“Ceshtja me Neymarin rreth gjykates? Kjo asnjehere nuk perfundon… Gjate Gushtit ne po prisnim qe dita e 31-te te vij. Ky problem i Neymar-it vetem po vazhdon. Nuk kam asgje per te thene rreth kesaj”.

“Mendoj qe nuk ka pasur asnje konferencen per shtyp qe kam bere une dhe ne nuk kemi biseduar rreth Neymar”.

“Darka e Arthur me Neymar? Une mendoj se viti i kaluar per Arthur ishte mjafte i mire ku mesoj shume gjera, njera nder gjerat qe mesoj perfshin edhe keto takime. Eshte nje gje e mire dhe une dua qe te vazhdoj ashtu. Ai shkoj t’a takonte nje shok dhe pati darke me te. Asgje per t’u shqetesuar”.

“Darka e ekipit? Me duket shume e zakonshme per cdo ekip, nje dreke apo ndonje ushqim. Keto mbledhje kane gjithnje nje domethenie, nese eshte per mire atehere festohet, nese per keq atehere per te ndryshuar dicka qe nuk shkon”.

“Ndeshjet jashte shtepis, a ka ankth tek ekipi? Nuk mendoj ashtu, por ka shume per te biseduar rreth kesaj. Ne fund mendoj se ne duhet te fitojm sa me shpejt qe eshte e mundur, t’a ndalim ate ndjenje. Jemi te interesuar ne piket”.

“Por eshte e vertete qe nuk kemi fituar jashte shtepis dhe as nuk kemi luajtur mire. Eshte nje gje ne te cilen duhet te fokusohemi. Ju mund te fokusoheni ne rezultat apo jo, por nje gje e tille eshte absurde. Duhet te fokusoheni ne loje”.

“Ndryshimi i Luis Suarez? Ai ka qene me ne per disa ndeshje kete sezon, ishte i lenduar per 4 jave. Na duhet te reagojm tani dhe nuk ka kohe qe te shtojm ushtrime, duhet t’a besh shpejte, njesoj vlen edhe per Dembelen edhe Leon”.

“Duhet sa me pare qe te gjithe te rigjejn formen e tyre dhe te shenojn gola per ne, edhe te perfshihen ne loje. Shpresojme te vazhdojne te na japin ate sic dine me se miri”.

“Lendimi i Messit? Ai filloj te trajnonte me ne gjate para-sezonit dhe u lendua, por kemi lojtar per te menagjuar mungesen e Messit. E kemi bere nje gje te tille. Ka pengesa te tilla, por ne duhet te vazhdojme”.

“Pergaditja fizike e lojtareve ne parasezon? Une nuk i kushtoj rendesi te madhe pergaditjes fizike, eshte nje menyre e lehte per te pasur ndikim tek ekipi. Kur ju fitoni eshte sepse po punoni mire, e kur mungojn rezultatet mungon edhe puna”.

“Askush nuk i kupton mire pergaditjet fizike, eshte aftesia per t’u bere gati. Eshte e vertete qe ka pengesa, me shume sec ne do te deshironim, por eshte ajo cfare eshte. Nuk e fajesoj parasezonin ose nje gje te ketille. Ne jemi Barça dhe e dime se cfare duhet te bejme”.

“Perfshirja e Arturo Vidal ne loje? Une nuk e di cfare do te ndodh, kur ju beni statistika e gjeni nje mesatare, mirepo nuk e di cfare do te ndodh”.

“Tani ai nuk po merr shume pjese, ka shume lojtar tjere per te luajtur ne mesin e fushes, te gjithe e dime ate. Ka konkurrenc te madhe ne ekip. Nuk mund te luajm as me 11 mesfushor”.

“Problemi me lendime? Duke pasur parasysh lendimet, eshte nje fillim i veshtire. Por vitin e pare ne filluam sepse humben nje lojtar te rendesishem ne Gushte, me pas ishte lenduar Suarez per disa ndeshje dhe ishte e paqarte se kush do te luante, kur Neymar u largua”.

“Edhe tani akoma nuk dihet se kush do te luaj. Te gjithe jane ne sfide me njeri tjetrin. Ka ulje gjate vitit, tani kemi ato ulje, herave te tjera vie me vone ose dicka e tille, por ne gjithmone duhet te shikojme perpara”.

SHPËRNDAJE