SHPËRNDAJE

FC Barcelona neser me fillim nga ora 17:00 do te perballet me Osasuna ne kuader te xhiros se 3 ne sezonin e ri te La Liga.

Barca tanime ka arritur te merr 3 pike, pas deshtimit ne ndeshjen e pare ne Bilbao, mirepo u kendell kunder Betis’it dhe dhuroi nje paraqitje shume te mire.

Ne konference per shtyp, Valverde pati shume pytje per t’u pergjigjur, por per fillim e nis konferencen me ngushellime drejt Enrique’s pershkak se i vdic vajza mbreme ne moshen 9 vjece:

“Dua t’i dergoj mesazh Luis Enrique’s ne keto kohe te veshtira per familjen e tij. I dhuroj shume force dhe nje perqafim te madh!”

Pas kesaj, kthehemi tek Barca, merkato dhe shume tema te tjera:

“Mos aktivizimi i Rakitic? Ai eshte nje lojtar i madh. Asgje nuk me shtyn te mendoj qe ai nuk do te vazhdoje tek Barca. Nuk luajti ne ndeshjen e fundit, por ka luajtur kunder Bilbao’s. Ka minuta per te gjithe.”

Nga 0-10 sa jeni i lodhur nga ceshtja e Neymar dhe merkato?

“9.5 (qesh). Mezi po pres te mbyllet merkato. Po zgjat shume. Nuk kam asgje per te thene per Neymar’in. Ai eshte lojtar i ekipit tjeter dhe ne i respektojme kundershtaret tone.”

“Trajneret kane nevoje te pushojne nga thashethemet rreth mundesise se transferimeve te reja apo largimeve te lojtareve, nuk eshte situate e rehatshme. Ne kerkojme qe merkato te mbyllet para fillimit te liges.”

Dembele?

“Nuk do te komentoj per Dembele’n. Tani ai eshte i lenduar, duhet te presim per rikuperimin e tij dhe pastaj do te shohim.”

Messi as neser nuk eshte gati per Osasuna’n?

“Ai ende eshte duke u rikuperuar, me keto dita pushim tani [pershkak te ndeshjeve me Kombetare] ne shpresojme qe ai te jete gati per ndeshjen kunder Valencia’s, me pastaj per  fillimin e Liges se Kampioneve. Le te shohim se si do te shkoje lendimi i tij brenda ketyre 2 javeve.”

Osasuna?

“Pavaresisht se cfare ka ndodhur me ta ne keto ndeshjet e tyre ne shtepi, ata gjithmone kane qene te rrezikshem ne El Sadar. Ata duan te shfrytezojne publikun.”

Pozita e De Jong?

“De Jong duhet te adaptohet me dinamiken e ekipit tone dhe ligen tone. Jam i lumtur me te. Ai performon kudo qe luan (ne qender apo anash mesfushes).”

“De Jong mund te dhuroje me shume ne fazen ofansive.”

Miranda tek Schalke?

“Do te jete levizje e mire per zhvillimin e tij si lojtare. Ne vitin e kaluar ai ishte me ne si zevendesues i Jordi Alba’s. Atij i duhet edhe pak kohe por ka kualitete te medha dhe gjithcka varet nga ai.”

Shorti i Liges se Kampioneve?

“Grupi jone ne Ligen e Kampioneve eshte i komplikuar, si cdo vit, nuk ka befasi ketu. Ne vitin e kaluar kemi fituar 8 ndeshje ne Ligen e Kampioneve dhe qellimi eshte qe te jemi te paret ne grup.”

Antoine Griezmann?

“Ai pati nje ndeshje te madhe ne ndeshjen kunder Betis, kjo eshte ajo qe kerkojme nga ai dhe ai sigurisht qe do te vazhdoje te performoje keshtu tash e tutje.”

/bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.