SHPËRNDAJE

Interi vecse eshte duke udhetuar per ne Barcelone, pasi qe neser do te jete ne Camp Nou per ndeshjen e madhe me Barcelonen!

Griezmann ka perfunduar konferencen e tij per shtyp (e keni te bmshqip), e tani ishte rradha e trajnerit Valverde.

Ernesto Valverde: “Inter ka pasur nje fillim spektakolar kete sezon. Me te vertete po presim nje ndeshje shume te veshtire dhe madje te komplikuar”.

“Messi dhe Dembele gati? Dembele ka marr pjese vetem ne nje pjese te seancave stervitore me ne dje dhe Messi beri pak me shume. Do te shohim se si do te shkojn gjerat ne seancen e sotme stervitore, nese mund te mbeshtetemi ne ta apo jo”.

“Mirepo, nuk e besoj se Ansu Fati, Jordi Alba dhe Umtiti do te jene me ne neser”.

“Deklaratat e Pique? Eshte me mire qe polemikat te vijne nga jashte klubit dhe jo nga brenda.”

“Lendimet? Nuk mund te jemi te lumtur me kete gje. Dembele ka nje lendim te ngjashem me ate te sezonit qe lame pas, do te shohim nese mund t’a kontrollojm ate”.

“Pergaditjet fizike jane shume te rendesishme per gjithe klubin”.

“Nuk mendoj se eshte ide e keqe qe t’a vendosi Griezmann ne anen e majte ose edhe ne mes te sulmit”.

“Me Messin ne nuk do te ndermarrim asnje rrezik te mundshme. Do te vedosim cdo gje ne baze te trajnimit te sotem”.

“E shoh atmosferen te ngjashme sikurse sezonet e kaluara. Gjate vitit ka gjithmone lojtar qe luajn me shume dhe jane me te lumtur. Asgje e cuditshme, te gjithe deshirojn te luajn”.

“Ne luajm ne shtepi, mirepo nuk e di se kush eshte favorit. Jo vetem se duam, por jemi te obliguar t’a fitojm kete ndeshje”.

“Une ndjehem si ne shtepi ketu. Trajneret duhet te perballen me shume gjera, lojtaret, presioni, konferncat… Cdo gje behet me e mire nese ju fitoni ndeshje, por ndjehem mire dhe rehatshem”.

“Qellimi jone kryesor eshte qe t’a fitojme grupin se ku jemi ne Ligen e Kampioneve”.

“Ku e shoh Griezmann? Une e shoh ate si nje sulmues, shume afer zones se kundershtarit (qesh)”.

“Cdo ekip mundohet te beje ate qe bejne gjithnje. Kunder Slavia, Inter nuk ishin ne formen e tyre me te mire, por kunder AC Milan ata zhvilluan nje ndeshje te mrekullueshme. Ne ndeshjet e medha, ekipet japin versionin tyre me te mire”.

SHPËRNDAJE