Ballina Konferencë për shtyp Ivan Rakitic flet per media para ndeshjes kunder Chelsea’s: “Kemi mesuar dhe...

Ivan Rakitic flet per media para ndeshjes kunder Chelsea’s: “Kemi mesuar dhe do te fitojme Ligen e Kampioneve!”

SHPËRNDAJE

Pas nje sezoni te gjate te Barcelones, klubi blaugranas me ne fund do te kthehet te luaje neser, edhe pse vetem ndeshje parasezonale, do te jete dicka e mire te shohim djelmoshat tane te luajne se bashku perseri, edhe me shume me transferimet e reja.

Megjithate, nje dite para ndeshjes kunder Chelsea’s kane dhene deklarata per shtyp Rakitic dhe Griezmann. Ne kete artikull mund te lexoni se cfare ka per te thene kroati Rakitic para kesaj ndeshje dhe flet per gjerat ne pergjithesi:

“Fillimisht, eshte kenaqesi te jem ketu. Kemi kujtime shume te mira ne Japoni nga Kupa e Botes per Klube. Kemi shume fansa ketu. E vleresojme Rakuten’in per mundesine qe n’a dha te luajme kunder Chelsea’s dhe Vissel Kobe’s.”

“Do te jete e vecante te luajme kunder Vissel derisa ata kane Iniesta’n, Sergi Samper’in dhe David Villa’n, qe jane sikur familje per ne. Do te jete gje e bukur. Shpresoj te mund t’a shijojme se bashku me fansat.”

“E ardhmja ime? Eshte nje situate qe jam mesuar qe kur kam ardhur ketu. E njejta gje ndodhi edhe vjet. Kam folur me klubin dhe Valverde’n dhe qendrimi eshte i njejte. Dhe synimi im eshte te qendroj, jam i hapur por ideja ime eshte e kjarte; te vazhdoj te shijoj vitet qe kam ne kontraten time me Barca’n.”

“11-tshe startuese? Ketu duhet te punoni shume dhe ai i cili performon do te luaje. Kam punuar shume qe Barca te mund te llogarite ne mua. Ju me njihni mua dhe une dua te jap me te miren per klubin dhe ne fund vendos ‘mister’ (trajneri) se kush do te luaje.”

“Nuk me shqeteson te flas per te ardhmen time. E kuptoj se keshtu eshte futbolli. Ne nje menyre me ben krenar qe klube te tjera me deshirojne mua sepse do te thote qe kam kualitete te mira. Por, une e shoh veten time vetem ketu, gjithcka tjeter duhet te merret me qetesi.”

“Kam deshire te vazhdoj te shijoj Barca’n dhe edhe me shume me bashkelojtaret e rinje. Kam folur me presidentin per shume gjera, por klubi ka gjera tjera te mendoj sesa per detajet e mija. Presidenti e deshiron te njejten gje sikur une dhe e cila eshte te formojme nje grup te forte qe njerezit t’a shijojne Barca’n.”

“Humbjet kunder Roma’s dhe Liverpool? Eshte e veshtire por ne kemi lojtar te rinje dhe te gjithe duam te fitojme Ligen e Kampioneve. Ne i dijme gabimet qe i kemi bere. Duhet te shikojme perpara dhe te jemi pozitiv. Ajo qe di eshte se ne kete vit do te jete me i mire se i kaluari dhe deshirojme t’a shfaqim kete, me mesimet qe kemi marre dhe te fitojme Ligen e Kampioneve.”

/bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.