Ballina Konferencë për shtyp Konferenca per shtyp e Griezmann para ndeshjes kunder Chelsea’s!

Konferenca per shtyp e Griezmann para ndeshjes kunder Chelsea’s!

SHPËRNDAJE

Pervec Ivan Rakitic, ne konference per shtyp ishte edhe transferimi me i shtrenjte i kesaj vere tek Barca, Antoine Griezmann, i cili jep nje konference mjaft interesante per shtyp.

Ai fillon keshtu

“Falemnderit te gjithe fansave qe kane ardhur tek hoteli dhe aeroporti. Keto do te jene minutat e mi te pare ne fanelen e Barca’s dhe jam i entuziasmuar te luaje me bashkelojtaret e rinje, te shijoj veten brenda dhe jashte fushes.”

“Jam shume i lumtur te jem ne kete klub. Kam bere me te miren per ‘El Cholon’ (Simeone’n), ish bashkelojtaret e mi dhe klubin qe te leja shenja te mira. Jam i qete dhe i vetmi shqetesim eshte te filloj te luaje per Barca’n.”

“Dita e pare ishte e veshtire sepse me futen “topin nder kembe” dy here ne rondo. Njehere nga Ivan.”

“Nuk kam marre nje mesazh ende nga Leo por nga Luis po, i cili me uroi mireseardhje. Grupi me ka pritur shume mire dhe jam i lumtur te ndaje zhveshtoren me ta, dua te ndihmoj.”

“Ka dy menyra per te sulmuar. Tek Atletico e benim me shpejte, ketu eshte me me durim. Do te adaptohet, por eshte nje stil qe me pelqen. E di se mund te ofroj shume gjera. Nuk eshte problem per mua qe te vrapoj drejt sulmit dhe pastaj te ndihmoj prapa, ju me njihni mua.”

“Neymar? Ne nuk kemi folur rrethi tij. Ai eshte nje lojtar i madh, ka pasur disa lendime te renda por eshte nje lojtar i pabesueshem. Ne fund te fundit ka gjera qe mund te ndodhin, shume gjera mund te ndodhin ne merkato. Por ne kemi gjithashtu Dembele’n, Coutinho’n, Malcom, lojtare shume te rendesishem qe ne shpresojme te n’a ndihmojne te arrijme gjera te medha.”

“Lavdatat nga Simeone? Maredhenja ime me te ishte me shume se sa trajner-lojtar, ai eshte familje per mua. Ne shkojme shume mire njeri me tjetrin, njesoj edhe grate tona dhe femijet tane. Ai eshte shume i rendesishem per mua brenda dhe jashte fushes. Privatisht i detyrohem shume atij dhe e dua shume. Shoqeria jone do te vazhdoje pertej karrieres tone.”

“Ankesa e Atletico’s rreth transferimit tim me dhemb shume, eshte ne klub ndaj te cilit kam dhene gjithcka dhe kam qene me ta. Jam shume i qete, e vetmja gje qe ka rendesi per mua tani eshte qe te hyje ne taktikat e Valverde’s, te jem mire me bashkelojtaret e mi dhe te shijoj futbollin.”

/bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.