SHPËRNDAJE

Ishte pjese e negociatave me PSG-ne ne France ne kete vere, me gjithe delegacionin e tij, por ne fund nuk kishte sukses per te rikthyer Neymar’in ne Barcelone.

Eshte Javier Bordas, i cili ka qene pak me transparent per media, ndryshe nga koleget e tij.

Derisa, kjo eshte hera e pare qe vie dicka me zyrtare nga Barca rreth lidhjes Neymar-Barca-PSG ne kete vere.

Ne nje konference per media, Javier Bordas konfirmon dhe thote:

“Derisa ai deshiron te vije, ne do te bejme ate qe mundemi per t’ia mundesuar atij.”

“Ceshtja e Neymar eshte ceshtje e vecante. Eshte nje lojtar i jashtezakonshem i cili deshiron te vije tek Barca. Ai nuk eshte adaptuar ne Paris, ka bere gabim qe ka shkuar atje, ai n’a ka thene kete vete.”

Barca nuk e perjashton mundesine per te nenshkruar me te, derisa Bordas vazhdon: “Do te shohim. Gjithcka ndryshon shume shpejte ne futboll, por Neymar mbetet Neymar.” duke shtuar se rikthimi i tij duhet te jete “ekonomikisht i perballueshem”.

Cfare kuptojme nga kjo eshte se Barca nuk do te ndalet per Neymar’in, qofte ne afatin kalimtar te janarit, edhe me intensivisht ne ate te veres.

Neymar ka nevoje per Barca’n dhe Barca ka nevoje per Neymar’in. /bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.