SHPËRNDAJE

Kete te shtune, pra sot, FC Barcelona me fillim nga ora 16:00 do te perballet me klubin nga Madridi, Getafe’n si mysafir.

Megjithate, per trajnerin e tyre, Jose Bordalas, prezenca e Messi’t do te kishte qene me e mire se sa lendimi i tij:

“Ne te gjithe e dijme se ai eshte lojtari me i mire ne bote. Eshte humbjet e madhe per Barca’n, per futbollin dhe per ligen tone.”

“Ata ende jane nje ekip i madh dhe e kane deshmuar kete. Jane ne gjendje te mposhtin kedo. Nuk e di nese Messi do te luaje, por shpresoje qe ai te jete ketu.’

Derisa Valverde pranoi se Messi nuk eshte gati per kete ndeshje:

“Ai nuk ka ndonje lendim serioz. Nuk e di se per sa kohe do te jete jashte. Shpresoj qe te kthehet shpejte. Duhet te presim dhe te shikojme se si do te ndihet ne javen tjeter.”

Messi ka pesuar nje lendim tjeter, kesaj rradhe ne muskujt e aduktorit, ne ndeshjen kunder Villarreal ne mesjave. Stafi mjekesor nuk planifikon te rrezikoje me lojtari kyc te ekipit dhe duan t’i japin me shume kohe kesaj rradhe.

Jose Bordalas gjithashtu foli edhe per Valverde’n, derisa ekipi i tij po kritikohet shume:

“Gjithmone kam thene qe trajneret kritikohen ne baze te rezultateve dhe kjo nuk eshte e drejte. E respektoje shume ate.”

Bordalas gjithashtu e pranoi se ai do te duhet te beje rotacione kunder Barca’s pershkak te fizikut te lojtareve ne keto ndeshjet e mesjaves:

“Ne jemi te obliguar te bejme rotacione. Ka shume ndeshje ne nje kohe shume te vogel. Duhet te jemi te vetedijshem qe lojtaret tane nuk jane supermena. Duhet te kemi kujdes ne menyre qe te mos lendohemi.” /bmshqip.com

SHPËRNDAJE