SHPËRNDAJE

Lojtari i PSG i cili është një lojtar mjaft i pëlqyer nga Real Madridi në natën e madhe tek ceremonia e Fifa’s “THE BEST” u takua me Frenkie de Jong prapa skenave.

Ajo që u kap nga kamerat ishte momenti kur Kylian Mbappe takon De Jongut ku edhe patën një bisedë të vogël miqsore. Francezi e pyeti hollandezin për ekipin e Barcelonë se si është.

Kylian Mbappé dhe Frenkie de Jong zhvilluan një bisedë miqësore të hënën e kaluar në Milano, ku u takuan me rastin e pranisë së tyre në galan e FIFA, në të cilën të dy ishin pjesë e njëmbëdhjetëshes më të mirë të sezonit që e lam pas. Leo Messi u kurorëzua me çmimin “The Best” duke u bërë kështu lojtari i parë që zgjidhet 6 herë si lojtari më i mirë i Botës.

Në takimin e dy talentëve të mëdhenjë sulmuesi francez i PSG mori përsipër bisedën me mesfushorin holandez të FC Barcelonas.

“Si je?”, Pyeti 20-vjeçari francez, duke i zgjatur dorën holandezit 22 vjeçar. “Shumë mirë, po ti?” U përgjigj De Jong në mënyrë të sjellshëme. Pastaj francezi i tregoi De Jongut qe para dy minutash ai ishte duke folur për të dhe tani e takoi. “Vetëm disa minuta më parë po flisja për ty [me dikënd],” i tha Mbappé De Jongut. “A është Barça e mirë?” Vazhdoi ylli i PSG. “Po, është vërtet mirë”, u përgjigj De Jong.

Mbappé ndaloi bisedën kur e kuptoi që kamerat që e filmuan këtë moment ishin nga PSG!

Nuk dihet mirë pse, por me gjestin e tij është e besueshme të mendosh që ishte kur ai vuri re praninë e kamerës së PSG, Mbappé e ndaloi bisedën me lojtarin e Barcelonës dhe i tha: “Oh! Është e vështirë tani! … Shihemi më vonë, ” u përshëndet ​​Mbappé. A do të vazhdonte kjo bisedë të jetë më e gjatë në një vend pa kamera ishte pyetja e Mundo Deportivos? Gjitashtu gazeta spanjolle pyet a i ka pëlqyer vallë kjo bisedë presidentit të Real Madridit Florentino Pérez apo presidentit të PSG, Nasser Al Khelaifi që lojtari pyet për Barcelonën? Këto pyetje nuk do ti marrim për një kohë por sigurisht që hap polemika të reja.

Videon e ka përhapur PSG në faqen e tyre zyrtare me titullin ‘Në FIFA Football Awards 2019 me Kylian Mbappé”.

De Jong y Mbappé conversan antes de la Gala FIFA The Best



SHPËRNDAJE