Ballina News Analiza Situata aktuale e financave të klubit e vlersuar nga analistë zviceran!

Situata aktuale e financave të klubit e vlersuar nga analistë zviceran!

SHPËRNDAJE

Antoine Griezmann mund të shkaktojë vështirësi serioze financiare të FC Barcelona!

FC Barcelona nënshkruajti më 12 korrik me Antoine Griezmann nga Atlético Madrid dhe po mendon ta sjellë edhe Neymarin nga Parisi. Për katalanasit, megjithatë, transferimi i francezëve tashmë do të ketë pasoja të rënda financiare.

“C’est magnifique!”: Me këto fjalë, FC Barcelona mirëpret transferimin e “mbretit të kësaj vere” të premten. Për 120 MILIONË EURO Antoine Griezmann nga Atlético Madrid transferohet tek kampioni aktual spanjoll por për kontabilistin e ekipit katalanas në fakt kjo gjë më shumë lidhet me thënjen “C’est terrible”. Çdokush që shqyrton financat e ekipit blaugra do të pyes vetveten, deri në çfarë mase shoqata mund të përballojë blerje të tilla!

“Paketa” Griezmann

Antoine Griezmann nënshkroi një kontratë të re me Atlético Madrid verën e kaluar me një klauzolë prej 200 milion euro. Por ai në kontratën e tij të re ra dakord me ekipin madrilen që pas një viti (më 1 korrik 2019), do të hyjë në fuqi një klauzolë e re prej 120 milionë eurosh. Kjo tani u pagua plotësisht FC Barcelona dhe JO në këste pasi që madrilenët nuk pranuan një gjë të tillë si shenjë proteste.

Por si i pagoi ekipi të gjithë ata para? Shumica e parave vjen nga një fond investimi i quajtur “Pricoa Capital Group”, nga e cila katalanasit morën një paketë financiare prej rreth 140 milion euro në dimër sipas “Reuters”.

Nuk dihet ende se sa e lartë do të jetë paga e francezit tek klubi i tij i ri. Në Madrid, ai fitonte rreth 23 milionë euro në vit. Mund të supozohet se kjo nuk do të ndryshoj shumë edhe tek klubi blaugran.

Problemi me pagat e punonjësve (përfshirë këtu edhe lojtarët)

Vetëm Messi aktualisht fiton mbi 40 milionë euro në vit! Edhe para transferimit të Griezmann, lista e pagave tek FC Barcelona u hodh në një lartësi marramëndëse!

Në 2018, pagat e lojtarëve arrinin në 81 për qind të të ardhurave totale të klubit. Edhe pse në statutat thuhet se kjo shumë nuk mund të tejkalojë kufirin prej 70 për qind për një kohë të gjatë, por me sa duket askush në “Camp Nou” nuk përmbahet në rregullat e vendosura vetë!

Kjo edhe ndoshta është një arsye pse financat e klubit nuk mund të gjenden më në faqen zyrtare që nga viti 2017. Ekipi nuk ka deklaruar asnjë dokument rreth finacave të saj nga dy sezonet e fundit!

Pra klubi në përgjithësi ka një problem për të mbajtur nën kontroll shpenzimet e saj që edhe janë në rritje frikësuese. Edhe pse Barcelona në vitin 2018 ishte klubi i parë sportiv në botë për të arritur të ardhura vjetore prej më shumë se 1 miliard dollarë, fitimi neto ishte vetëm 32 milionë euro! Këto 32 milion euro fitim neto i arritëm vetëm pasi në arkat e klubit u përfshinë edhe ata 222 milion euro nga largimi i Neymar! Për ndryshe do të kishim një humbje neto prej -190 milion euro!

Gjithashtu një shembull problematik janë të ardhurat e marketingut, të cilat në vitin 2017 madje kanë rënë për katër milionë më poshtë. KJO në një kohë kur futbolli po fiton popullaritet të pabesueshëm në mbarë botën! Ndërsa klubi i jonë bëri minus në këtë pikë..!

Problemi me rinovimin e Camp Nou

Në Asamblenë e Përgjithshme tetorin e kaluar u konfirmua edhe rindërtimi i stadionit legjendar Camp Nou. Sipas bordit aktual deri në sezonin 2023/24, stadiumi do të zgjerohet deri në 105,000 vende dhe gjithashtu do të mbulohet plotësisht. Gjithashtu përreth stadiumit do të ketë objete të reja. I gjithë projekti arrin shumën krenare prej 600 milionë eurosh!

Një projekt i ngjashëm po zhvillohet aktualisht tek ekipi i Real Madrid. Rivali i Barcelonës planifikon të shpenzojë mbi 400 milionë euro për rinovimin e Santiago Bernabeu. Kjo edhe arsyeja kryesore pse “Los Blancos” nuk kanë shpenzuar pothuajse asnjë para në tregun e transferimeve në vitet e fundit!

Shumë ndryshe në Barcelonë. Katalanasit kanë pasur që nga sezoni 2014/15 një deficit prej mbi 450 milionë euro nga transferimet e kryera (largime/ardhje). Edhe paratë nga marrëveshja Neymar u riinvestuan menjëherë në transferimet e Ousmane Dembélé dhe Philippe Coutinho!

Projekti i stadiumit ndërkohë po financohet nga shitja e të drejtave të emërtimit dhe një fond i dytë investimi. Këtë herë nëpërmjet bankës së investimeve «Goldman Sachs».

Banka amerikane e investimeve është një simbol i kapitalizmit financiar të keq. Për shkak të kësaj banke edhe qeveria në Danimarkë është thyer! Ndërsa klubi merr një fond prej tyre!

Në çdo artikull rreth “Goldman Sachs” ka reagime nga lexuesit që krahasojnë bankën me mafian dhe kërkojnë që të gjithë punonjësit të “burgosen”!

Kurth i borxhit?

Edhe pse kreditë për një kompani – siç është një klub futbolli në shkallë të parë – në thelb nuk janë asgjë e keqe, lind pyetja nëse FC Barcelona nuk do të jetë së shpejti në kurthin e borxhit. Sidomos pasi që ekipi është duke menduar seriozisht të rikthej Neymarin nga Parisi! Kjo ndoshta do të detyronte klubit të merrte një fond të tretë, pasi që klubi nuk ka asnjë para për momentin që do të mund ta investonte për lojtarin!

Zgjidhja e vetme është shitja e disa lojtarëve. Por kampioni spanjoll duket se refuzon këtë në mënyrë rigoroze. Sipas raporteve të fundit të mediave, Philippe Coutinho nuk është në shitje dhe për Ousmane Dembélé nuk mund të gjejë një klient të gatshëm të paguajë një tarifë transferimi të pranueshme për Barcelonën!

Si të mos mjaftonte me kaq klubi anglez Liverpool ende merr një këst prej 35 milonë eurosh cdo vit nga transferimi i Coutinhos, që ende nuk është paguar këtë vit nga klubi!

Pra në qoft se e përmbledhim të gjithë situatën e klubit atëher mund të themi që Fc Barcelona nuk do të mund të vazhdoj edhe gjatë kështu! Aq më pak, duke pasur parasysh se skuadra po vjetrohet ngadalë por me siguri dhe së shpejti ka nevojë për një rinovim total!

Prandaj lind pyetja tani se ku do ti gjej klubi paret atëher kur do të vij kjo ditë e pa mohueshme në një të ardhme shumë të afërt bile! Por me sa duket bordi aktual ende nuk ka marrë kohë për tju përgjigjur kësaj pyetje shumë të rëndësishme edhe pse në rrugëtimin aktual shancet janë shumë të mëdha që klubi të kaloj në një krizë si ajo e United, Milan apo ekipeve tjera që nuk mund të qojn kokën lart për vite me rradhë!

Bordi aktual mendon vetëm “sot për nesër” si themi ne dhe jo më larg! Të gjitha paret që i kanë investohen për rezultate afat shkurtër!

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.