SHPËRNDAJE

Së fundi, Gerard gjuajti kundër bordit të klubit për shpërndarjen e thashethemeve përmes mediave të tyre.

Pas incidentit, Diario Sport vendosi të kujtojë të gjithë kuotat kryesore të mbrojtësit që i ka bërë deri tani në karrierën e tij. Intersante është që pothuajse të gjitha janë kundër rivalëve të përjetshëm nga Spanja, Real Madridit.

Ai është ndër lojtarët me më shumë disciplinë në ekip kur ndodhet në fushë por jasht saj ai shpreh shumë atë që mendon dhe në fakt ka të drejtë për të vepruar kështu, pasi që për këtë ekziston edhe “liria e shprehjes”.

1. Ronaldo dhe miqtë

Gjatë festimit të tripletës së dytë të Barcas, Gerard Pique kujtoi një festë të organizuar për Cristiano Ronaldo nga shoku i tij Kevin Roldan menjëherë pasi Real Madrid humbi 4-0 ndaj Atletico Madrid dhe humbi njëkohësisht edhe shasin për të fituar La Ligan.

“Faleminderit Kevin Roldan, gjithçka filloi me ju.” ishin këto fjalët e Piques gjatë festimeve.

Kjo bëri një bujë të madhe nëpër mediat por edhe tek ekipi i Real Madridit pasi që plagët në atë moment ishin ende të hapura. Por “prapë se prapë” kjo nuk e ndaloi Piquen të shprehet kështu, përkundrazi ishte momenti më i përsosur për të për tu shprehur në këtë mënyrë.

2. Arbeloa ‘koni’

Alvaro Arbeloa, ish-lojtari i Real Madrid dhe shoku i skuadrës së Gerard nga kombëtarja dikur tha: “Unë pres që ta shoh një ditë Piquen në ‘The Comedy Club” duke folur për Real Madrid ”

Më vonë Gerard Pique u shpreh në formë mjaft injoruese kundër mbrojtësit spanjoll duke thënë “Arbeloa nuk është mik i imi, ai është thjeshtë një ‘conocido’.”

Këtu është e rëndësishme të dini citatin origjinal. Gerard vuri theksin tek pjesa e parë (cono) nga fjala conocido, që do të thotë ‘koni’ në spanjisht. Koni siq mund ta dini është një trup gjeometrikë dhe me sa duket, disa lojtarë të kombëtares e quajtën Arbeloa një kon.

3. Arsya e largimit tij nga kombëtarja spanjolle

Pique ishte një përkrahës i pavarësisë së Katalonjës dhe tifozët e Spanjës dhe mediat nuk e pëlqyen atë. Menjëherë pas skandalit, 32-vjeçari u tërhoq nga kombëtarja.

“As Twitter, as gazetat, as kukulla e [Presidenti i Real Madridit) Florentinos ‘Ok Diario’ nuk më kanë larguar nga ekipi. Unë po e lë vetë.”

4. Të punoj tek Real Madrid

“Ajo që nuk më pëlqen për Real Madridin janë vlerat e tyre. Nuk më pëlqen të shoh njerëz që lëvizin fijet në këtë vend në kutinë “Bernabeu”. Intersante është që personi që akuzoi Messin dhe Neymar [për shmangien e taksave] punon me Florentino.”

Shumë herë ka ndodhur që lojtarët e Barcelonës kanë pasur probleme me shtetin për shkak të taksave dhe nuk mund të jetë një rastësi që njerzit që i hapin këta tema janë shokë të ngushtë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

5. Kur ju tha tifozëve të Espanyol të mbyllin gojën

“A tregon gjesti mungesë respekti? Mosrespektimi është se ata më denoncojnë duke thënë se janë nga Cornella [dhe jo nga Barcelona], kur në fakt është e qart [nga janë].”

Në të vërtetë, stadiumi i Espanyol është i vendosur në Cornella de Llobregat, jo shumë larg qytetit të Barcelonës. Pavarësisht kësaj, klubi këmbëngul se ata janë të vendosur në të njëjtin qytet si ne.

6. Përgjigjja e kritikave pas barazimit të Valencias

“Ndihem mirë fizikisht, është e vërtetë që kundër Leganes bëra një gabim shumë serioz. Ka shumë njerëz që presin që unë të bëj gabime. Në Madrid dhe Barcelona. Unë jam kritik ndaj mediave dhe ata janë duke pritur për mua [që të luaj keq].”

7. Rreth ekipit të basketbollit të Real Madridit që u ankuan pasi humbën Super Kupën kundër Barças

“Kjo është thjeshtë një zhurmë tjetër për të maskuar të zakonshmet, që Barca janë kampione. Ndodh në basketboll, në futboll … Ata janë me fat që nuk kanë më shumë seksione, si hendbolli ose hokej, sepse nëse do të kishin, ata gjithashtu do të ankoheshin edhe aty. Është strategjia që ata përdorin, duhet të mësoheni me të.”

Kohët e fundit, qendërmbrojtësi kritizoi bordin e klubit për organizimin e sezonit parasezonal të dobët dhe për përdorimin e mediave për të prishur imazhin e lojtarëve.

Cili citat është i preferuara juaj nga Gerard Pique?