Ballina News Arsya përse Fc Barcelona as që u mundua të ndaloj Xavi Simons...

Arsya përse Fc Barcelona as që u mundua të ndaloj Xavi Simons nga largimi i tij!

SHPËRNDAJE

Pasi që u bërë publike se Xavi Simons është larguar nga Barcelona, shumica e fansave menjëherë treguan gishtin drejt bordit të klubit, kur në fakt ata kanë reaguar më së mirti në këtë situatë.

Qështja e Xavi Simons filloi shumë më herët se sa shumica mendojnë! Klubi filloi që të shqetësohet për qëndrimin e tij qysh në vitin 2017!

Gjithçka ndryshoi ditën kur gazeta SPORT kapi Mino Raiola në Ciudad Deportiva Joan Gamper. Ky ishte 3 shtatori dhe agjenti po e çonte Xavi Simonin në stërvitje me një mini-bus!

Artikulli i publikuar nga ne, pikërisht më 3 shtator 2017!

Që nga ajo ditë, klubi e dinte se Simons do të ishte më shumë një problem për klubin se sa një lojtar me vlerë të madhe. Raiola është i njohur për transferimet e klientëve të tij dhe plani i tij ishte të bënte të njëjtën gjë me Simonin – dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi.

Largimi i Xavi Simons nga FC Barcelona ka pasur një ndikim të menjëhershëm në ngjarjet aktuale në klub. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë që janë larguar nga ekipi, shqetësimi nuk ka të bëjë me humbjen e dikujt që mund të kishte pasur një të ardhme në ekipin e parë por është prishja e mardhënieve me agjentin e tij.

Takimi i dytë këtë verë midis Barcelnës dhe Mino Raiolas!

Qështja “Simons” nuk ka qenë i vetmi ‘takim’ mes Raiolës dhe Barçës këtë verë. Ai është gjitashtu edhe agjenti i Matthijs de Ligt. Qendërmbrojtësi e pranoi propozimin e Juventusit përpara Barcelonës.

Një pjesë e arsyes se përse ndodhi kjo është pasi që Raiola ishte i pakënaqur me ofertën e Barcelonës, pasi që ata nuk i ofronin agjentit aq para sa ai kërkonte për të. Juventusi i paguajti vetëm agjentit 11 milion euro!

Barça tani e di se sa më pak të shohin Raiolën, aq më mirë./BMSHQIP

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.