SHPËRNDAJE

Ansu Fati nuk eshte perfshire ne listen e 19-te lojtareve qe kane udhetuar per ne Getafe per ndeshjen e sotme ne kuader te La Liga’s.

Klubi nepermjet nje komunikate zyrtare ne webfaqen e tyre kane bere te ditur se Ansu Fati ka nje problem me gjurin e kembes se djathte. Klubi nuk ka caktuar ndonje date te sakte te kthimit te tij dhe se gjithcka do te varet se sa eshte ai i afte te rikuperohet.

Ne konferencen per shtyp para ndeshjes, Valverde shpresoi qe Fati te ftohej per Kombetaren U21 te Spanjes ne vend te U17 keshtuqe Ansu do te mund te qendronte me ekipin e pare te Barca’s me gjate.

U21-tshat kane ndeshje kualifikuase kunder Malit te Zi dhe nje miqesore me Gjermanine ne Tetor, keshtuqe nuk do te mungonte shume.

Megjithate, Fati duket se do te perfshihet me U17 derisa behet fjale per Kupen e Botes aty.

Turneu i Kupes se Botes per U17 do te ndodhe nga 26 Tetori deri me 17 Nentor. Nese Ansu merr pjese ne kete turne, ai do te mungoje per plot 7 ndeshje, duke perfshire edhe El Clasico’n:

FC Barcelona – Eibar

Slavia Prague – FC Barcelona

FC Barcelona – Real Madrid

FC Barcelona – Real Valladolid

Levante – FC Barcelona

FC Barcelona – Slavia Prague

FC Barcelona – Celta

Diario Sport ben te ditur se Barcelona rrezikon te ndeshkohet me te holla nese refuzojne te lejne Ansu Fati’n jashte Kupes se Botes U17. Klubi do te ndeshkohej me 30.016 euro nese kjo ndodhe. Derisa lojtari nuk do te mund te paraqitej per 2 deri ne 5 vjet nese ndodh nje gje e tille. /bmshqip.com

SHPËRNDAJE