Ballina News Arsyet e largimit të Xavi Simons drejt PSG’së!

Arsyet e largimit të Xavi Simons drejt PSG’së!

SHPËRNDAJE

Tani është zyrtare. Barcelona ka humbur njërin prej lojtarëve kryesorë nga gjenerata e re të La Masias, Xavi Simons.

Holandezi është larguar drejt Paris-Saint-Germain. Parisianët sapo kanë konfirmuar se 16-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ta.

Largimi i Xavi Simons është konfirmuar sot më herët, vetë nga lojtari në profilin e tij zyrtar në Instagram. Ai gjithashtu shkroi një letër lamtumire: “Deri kur isha 16 vjeç, ndjeva dashurinë e të gjithëve, Faleminderit nga thellësia e zemrës sime, nuk do t’i harroj kurrë ditët që i kalova këtu.”

Xavi Simons ishte ndoshta lojtari më i admiruar i La Masia nga shumica e tifozëve të Barcelonës për shkak të sjelljes së tij “si kapiteni i ekipit” që shpesh krahasohej me atë të Puyol!

Arsyet e largimit

Askush nuk i di arsyet se përse ai vendosi të mos rinovoj me Barcelonën! Por përpara se të sulmoni tani bordin, ju lutemi lexojeni shkakun e vërtet qe pretendojnë shumë gazeta!

Xavi Simons është një tjetër viktimë e Mino Raiolas! Shumë media janë të sigurt që “super-agjenti” e këshilloi holandezin kundër nënshkrimit të një rinovimi me Barcelonën, nëse ata nuk i ofrojnë atij një marrveshje të re.

Kushtet që ata i vendosën klubit për të nënshkruar me lojtarin një kontartë të re ishin larg asaj që klubi do ti dhuronte! Kështu klubi as që provoi të bindi lojtarin më për të pranuar një ofertë shumë më të ulur por thjesht e lëshoi të largohet atë!

Gjithashtu e vërteton vetë fakti që pritja deri në fund të skadimit të kontratës për të negociuar është një “lojë” që vetëm Raiolas do ti vinte ndërmend për ta bërë! Kështu e vendos klubin nën presion që të pranojë ofertë shumë më të lart se normale në qoft se do të të mbajë, por klubi ka reaguar mjaft mirë duke mos pranuar asgjë dhe duke mos e diferencuar Xavi Simons nga lojtarët e tjerë në moshën e tij!

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.