SHPËRNDAJE

Braziliani Neymar eshte pare ne pasditen e djeshme ne aeroportin e Barcelones derisa ai kishte ende nje pune per te perfunduar ketu. Ai ka nje rast te hapur ne gjyq me Barca’n.

Kjo ceshtje nenkupton rinovimin e kontrates me bonuse, ku Neymar’it i’u ishin premtuar 40 milion euro, derisa ai mori vetem 14 milion euro. Ai ka paditur Barca’n per 26 milion eurot e tjera te mbetura, qe ne ate kohe, perfshinte nje bonus per besnikeri ndaj klubit, por qe ky i fundit i “tradhetoi” ata dhe Barca nuk dha bonuset e premtuara.

Pikerisht per kete, Barça gjithashtu kane paditur ate duke kerkuar 14 milion eurot e dhuruara, nga 40, te cilat ishin premtuar vetem nese ai e permbush kontraten e tij plotesisht.

Lojtari kishte kontrate deri me 2022, derisa u largua ne 2017-ten. Ai shkoi ne PSG pasi qe keta te fundit paguan klauzolen prej 222 milion eurosh, dhe keshtu Barca nuk i pagoi pjesen tjeter te mbetur.

Por cfare po ndodh sot ?

Neymar dhe Barca ne mengjesin e sotem deshiruan qe te merreshin vesh se bashku, pa pasur nevoje per gjyq, dhe ne fillim dukej se arriten marreveshje por JO. Kjo gje nuk ndodhi. Ney eshte kthyer tanime ne Paris dhe gjyqi do te mbahet sot.

Neymar po kerkon parate e premtuara te tjera nga klubi per bonusin e besnierise se tij ndaj klubit, derisa klubi pra kerkon parate nga ai pershkak qe nuk pati besim dhe tradhetoi klubin.

Tani, Neymar do te ishte gati te hiqte aktakuzen e tij per 43 milion eurot e tij qe i’u ishin dhene ne kontrate nese Barcelona [do te nenshkruante dokument], se do te provonin te kthenin ate prapa ne Camp Nou. Barca nuk pranoi te nenshkruante dicka te tille dhe tani gjithcka mbetet ne dore te gjyqit.

Pra, Neymar kerkoi garancion qe Barca te shkonte pas te perseri dhe Barca nuk pranoi.

Pas muajsh e muajsh qe Barca provoi te kthente Neymar [sidomos ne kete vere], ata do te perballen ne gjykate ne cdo moment. Kunder njeri tjetrit, raporton Cadena Ser.

Do te presim per vendimin e gjykates.

Neymar kaloi mbremjen e djeshme me Arthur duke ngrene edhe darke se bashku. Tani ai eshte kthyer ne Paris. /bmshqip.com

SHPËRNDAJE