SHPËRNDAJE

FC Barcelona dhe Neymar duket se do te zgjasin rruget pergjithmone. Braziliani eshte pare ne pasditen e sotme ne aeroportin e Barcelones derisa ai ka ende disa pune per te perfunduar ketu.

Mirepo, kesaj rradhe ka vetem nje arsye se pse Neymar eshte ne Barcelone.

Ai ka nje rast te hapur ne gjyq me Barca’n. Bashke me te ka ardhur edhe babai i tij, i cili erdhi me aeroplan privat ne mengjesin e dites se sotme.

Gjyqi eshte neser, dhe sic tregojne burimet afer lojtarit, ai do te deshmoje neser.

Kjo ceshtje nenkupton rinovimin e kontrates me bonuse, ku Neymar’it i’u ishin premtuar 40 milion euro, derisa ai mori vetem 14 milion euro. Ai ka paditur Barca’n per 26 milion eurot e tjera te mbetura, qe ne ate kohe, perfshinte nje bonus per besnikeri ndaj klubit, por qe ky i fundit i “tradhetoi” ata dhe Barca nuk dha bonuset e premtuara.

Pikerisht per kete, Barça gjithashtu kane paditur ate duke kerkuar 14 milion eurot e dhuruara, nga 40, te cilat ishin premtuar vetem nese ai e permbush kontraten e tij plotesisht.

Lojtari kishte kontrate deri me 2022, derisa u largua ne 2017-ten. Ai shkoi ne PSG pasi qe keta te fundit paguan klauzolen prej 222 milion eurosh, dhe keshtu Barca nuk i pagoi pjesen tjeter te mbetur.

/bmshqip.com

SHPËRNDAJE