SHPËRNDAJE

Me ne fund erdhem ne diten e fundit te merkato’s se kesaj vere. Me ne fund do te pushojme qe te gjithe dhe do te shijojme pjesen tjeter te sezonit qe po vie.

Merkato mbyllet ne ora 23:59 sonte dhe Barca ka ende disa pune per te mbyllur deri atehere, ne rast se gjithcka shkon mire.

Ceshtja Neymar 99% eshte mbyllur dhe nuk ka asgje sa i perket kesaj sezone. Ky transferim nuk u arrit per shkak se PSG pati kerkesa shume te medha. 150 milion euro, Dembele’n, Rakitic, Todibo’n. Nje oferte qe Barca e cilesoi shume te madhe. Madje Neymar edhe u sakrifikuar duke dhuruar 20 milion euro nga gjepi i tij, por ishte e kote.

Thuhet se Barca do te tentoje ne veren tjeter per te, pasiqe klauzoa e tij do te ulet per ne 170 milion euro. Por sa do t’ia vleje deri atehere per nje 27/28 vjecar, mbetet te shihet.

Dy punet qe po priten te perfundohen jane e ardhmja e Rakitic dhe Rafinha’s, qe te dy ne dyshime dhe gjithcka po punohet “prapa skenes”.

Rafinha po shqyrton nje opsion ne huazim 1 vjecar tek Celta Vigo. Barca i ka bere me dije se nese deshirojne te transferojne plotesisht, oferta duhet te sillet hic me pak se 15 milion euro. Klubi nuk deshiron te perseris nje rast si te Munir, ku u largua per vetem 1.5 milion euro.

E ardhmja e Rakitic pritet te jete Juventus. Lojtari tanime eshte pajtuar me faktin se duhet larguar, por oferta e Juventus “shkembim koke me koke Rakitic – Bernardeschi” ende po shqyrtohet nga drejtuesit e Barca’s.

Kete e ka konfirmuar edhe trajneri i Kroacise, Zlatko Dalic, i cili ne konferencen per shtyp pranoi se Rakitic nuk ka udhetuar per ne Kroaci derisa ka disa probleme me klubin e tij [FC Barcelona’n].

Gjithcka eshte lene per ne momentet e fundit. Keto jane dy ceshtjet qe mund te prisni lajme per sot. Gjerat e tjera duket se jane mbyllur. /bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.