SHPËRNDAJE

Fillimi i sezonit të ri për Lionel Messin ka qenë larg perfektit. 32-vjeçari argjentinas ka pësuar tashmë dy lëndime dhe ishte në gjendje të luante vetëm disa minuta.

Siç ka zbuluar Leo në një intervistë për FIFA PRO që, në moshën e tij, ai duhet të bëjë më shumë përpjekje në mënyrë që të qëndrojë në formë:

“Vitet kalojnë dhe bëhet gjithqka më e vështirë. Ju duhet të kujdeseni më shumë për veten tuaj, të përgatiteni më mirë çdo ditë për ndeshjen. Mund të duket njësoj [për shikuesit] si koha kur fillova por e vërteta është se trupi nuk tregon mëshirë.”

Ndërkohë, rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo, 34 vjeç, nuk po shijon gjithashtu futbollin e tij më të mirë te Juventus. Që nga fillimi i sezonit, ai luajti vetëm pesë ndeshje duke shënuar dy dhe duke asistuar një tjetër.

Në dritën e këtij zhvillimi të frikshëm, përdoruesi i Twitter,UtdArena, i cili është një përkrahës i zjarrtë i Manchester United, ka ofruar t’i japë fund rivalitetit të pakuptimtë të mediave midis tifozëve të dy legjendave të futbollit duke shkruar këtë gjë:

“Cristiano Ronaldo po humbet më shumë lojëra sesa ka bërë ndonjëherë në karrierën e tij. Lionel Messi po merr më shumë lëndime sesa ka marrë ndonjëherë në karrierën e tij. Zonja dhe zotërinj, ngadalë po i vjen fundi. Ndaloni ofendimet, ndaloni debatet. Vetëm kënaquni në këto vitet e fundit të tyre…”

Ky Tweet nga UtdArena. u bë viral duke arritur mbi 36,000 retweets dhe mbi 87,000 pëlqime.

Si mendoni a ka të drejtë ai?