SHPËRNDAJE

Sonte me fillim nga ora 21:00 Barcelona do te luaj ndeshjen e saj te rradhes ne La Liga, pra sa i perket gjiros se 5-te Barcelona luan kunder ekipit Granada!

Pra, Granada do t’i pres sonte kampionet ne fuqi FC Barcelona ne stadiumin e tyre Nuevo Estadio de Los Cármenes, i cili ka nje kapacitet prej 19,336 (pritet te jete i stermbushur sonte).

Me poshte do te japim shpjegime te shumta per ndeshjen e sotme dhe pse El Grana (Granada) kane qene nje ekip ‘befasuese’ ne La Liga kete sezon!

Granada eshte vetem nje pozite me poshte Barcelones, pikerisht ne vendin e 6-te me 7 pike te fituara nga 4 ndeshje. Eshte mbreselenese per nje ekip qe sapo eshte inkuadruar kete vit ne La Liga.

PIKET E FITUARA

Granada ka treguar cilesi te mire me fitoret e tyre kunder Espanyol dhe Celta Vigo, rrespektivisht 3-0 dhe 2-0 (me te vertete statistika shume te ‘frikshme’ per nje ekip sic eshte kjo). Padyshim njera nder ndeshjet me interesante ne La Liga deri tani ishte ajo mes Granda dhe Villarreal qe perfundoj me rezultat 4-4!

GOLAT E GRANADA

Trajneri i tyre Diego Martinez nuk e ka mendjen qe te luaj nje futboll te mbyllur e gjithe ne mbrojtje, mirepo preferon nje futboll te shpejt dhe zhvillim te larte me ritmin e lojes. Kjo gje eshte verejtur ne rezultatet qe Granada ka marr ne ndeshjet e tyre.

Deri tani, Barcelona eshte ekipi me me se shumti gola ne La Liga (12) pas saj eshte Villarreal me 10 gola, e vendin e 3-te e mban Granada me 9 gola te shenuara ne 4 ndeshjet e La Ligas kete sezon.

LOJTARET PER T’U SHIKUAR

Deri me tani mbrojtja e Granada nuk e ka treguar veten e saj, mirepo padyshim qe mund te mbeshteten ne sulmin qe ata kane.

Martinez ka grumbulluar nje ekip me lojtar cilesor dhe me pervoje, disa prej tyre jane: Díaz, Darwin Machís, Fede Vico dhe Ramon Azeez, gjithashtu edhe veterani Roberto Soldado ka treguar te jete ne top form.

Lidhjen e ekipit me se miri e tregon rezultatet e golave: 7 golashenues te ndryshem kane kontribuar ne 9 golat e Granada. Gjeja me negative eshte se te gjithe keta gola kane ardhur JASHTE shtepis se tyre.

E vetmja humbje qe Granada ka marr kete sezon eshte tani nga lideri i La Ligas, Sevilla, e ate me rezultat minimal 1-0. Ekipi me i mire qe sapo eshte promovuar padyshim qe eshte ky.

Image result for granada team la liga 2019

LOJTARET QE DO TE MUNGOJNE PER GRANDA

Álex Martínez (dyshime)
Neyder Lozano (dyshime)
Fede Vico, Quini (mungon)
Yan Eteki (ne dyshime akoma)

BARCELONA ME MUNGESA NE NDESHJE

Jordi Alba (i lenduar)
Samuel Umtiti (i lenduar)
Ousmane Dembélé (i lenduar)
Carles Aleñá (i lene jashte)
Moussa Wagué (i lene jashte)

SHPËRNDAJE