SHPËRNDAJE

Ndeshja e dyte per Barcelonen kete sezon ne Camp Nou ishte kjo e sotmja kunder Valencia, e cila rezultoj shume mire.

Te gjithe e dime se cfare ndodh kur Barcelona luan me motivimin me te madh ne Camp Nou, kemi pare magji gjithnje sikurse edhe sonte.

7 gola ne tere ndeshjen me rezultat 5-2 ne te mire te Barcelones, me se shumti u vecua Ansu Fati.

Ernesto Valverde: “Ansu Fati u dok shume me i matur sesa nje 16 vjecar i ri. Cfare shohim qe ai ben ne trajnim, e shohim edhe ketu ne ndeshje. Eshte e vertete, nuk eshte kaq normale qe ai te shenoj gola kaq shpejt. Por eshte duke na ndihmuar shume”.

“Ne kemi shume mesfushor ne ekipin tone dhe kemi mundesi te medha qe te bejme kombinime te shumta mes lojtareve qe duhet te startojne”.

“Liga e Kampioneve fillon te Marten dhe te shkojm ne Dortmund pas kesaj fitoreje eshte nje gje e mire gjithmone. Do t’a shohim ne vazhdim”.

“De Jong ka shume levizje te mira. Ai po ben shume gjera ne menyre te duhur, por ai eshte akoma nje lojtar i ri dhe sigurisht do te na ofroj edhe me shume”.

“Alena? Ka konkurrenc te madhe ne ekipin tone, por do te kete vend per te gjithe, ka shume ndeshje ne vazhdim dhe sitatua ne te cilat ju duhet ta deshmoni veten. Alena ka kualitete te larta dhe do te na ndihmoj neve”.

“Krahasimet mes Messi dhe Ansu Fati? Kjo gje nuk me shqeteson aspak. Eshte detyre e jonja qe t’i mbrojme lojtaret tane”.

“Fati ? E dime se eshte e veshtire te luash te Barcelona. E shoh ate si nje femije te fokusuar. Rralle shohim nje djalosh kaq te ri te shenoj dhe te asistoj ne nje ndeshje kaq shpejt”.

SHPËRNDAJE