Ballina News Klubi konfirmon se kur do të rikthehet Lionel Messi.

Klubi konfirmon se kur do të rikthehet Lionel Messi.

SHPËRNDAJE

Ylli i Barcelonës Lionel Messi është ende në pushimet verore me familjen dhe të afërmit e tij.

Ekipi ka vendosur që Messi të filloj sezonin më vonë se të tjerët pasi që ai luajti ndeshejn e fundit më 6 korrik kundër Chiles në garën për vendin e tretë të Copa Americas.

Është ende e pakonfirmuar se kur Messi do të kthehet në Katalunjë për të filluar përgatitjet e sezonit të ardhshëm por Barcelona ka konfirmuar se argjentinasi do të kthehet të udhëheq ekipin kundër Arsenalit më 4 gusht.

Pas eliminimit të vonshëm në Copa America, Messi pritet të rikthehet në fund të korrikut pasi u është dhënë kohë shtesë për tu rikuperuar, që do të thotë se ai do të humbasë turneun e klubit në Japoni.

Messi ishte edhe një herë thelbësor në udhëzimin e Barcelonës në një tjetër titull të La Ligas, pasi ai shënoi 36 gola në 34 paraqitje duke dhuruar edhe 15 asistime.

32-vjeçari gjithashtu fitoi garën për Këpucën e Artë, pasi shënoi 51 gola në të gjitha garat për ta veçuar atë si golashënuesi më i mirë i kontinentit edhe një herë më shumë.

Luis Suarez ndeshjen e tij të fundit e ka luajtur më 29 qershor që do të thotë se ai të hënën që vjen do të rikthehet në stërvitje. Prandaj me shumë mundësi edhe Lionel Messi do të rikthehet të hënën në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e rradhës kundër Arsenalit në fund të javës.

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.