Ballina News La Masia: Vendi ku lojtarët vazhdojnë të largohen

La Masia: Vendi ku lojtarët vazhdojnë të largohen

SHPËRNDAJE

Largimi i Xavi Simons tek Paris Saint-Germain ka shkaktuar një trazim rreth trajtimit të La Masia nga vendimmarrësit e Barcelonës, por katalanasit bënë gjitha për të mbajtur lojtarët dhe ishin kërkesat e agjentatve të tyre që i çekuilibruan negociatat.

Në Camp Nou e njohin talentin e Xavi Simons, si dhe prestigjin e tij në mediat sociale.

Por largimi i Mateut Morey është ai që dëmton më shumë klubin. Ai ka nënshkruar për Borussia Dortmund dhe ishte një nga lojtarët më të avancuar të krahut që kishin.

Negociatat për të zgjatur kontratën e tij u ndërprenë në dimër dhe, duke qenë i lirë që nga 30 qershor, ai ishte në gjendje të diskutonte me ekipet tjera.

Mateu Morey shihej tek Barcelona si ylli i ardshëm i ekipit!

Morey nuk është i vetmi katalanas që u largua drejt Dortmundit. Sergio Gomez ka vepruar në mënyrë të ngjashme, duke nënshkruar për ekipin gjerman.

Rastet janë të ngjashme me atë të Eric Garcia, edhe pse jo identike. Ai ishte një nga perspektivat më të nxehta në La Masia derisa Manchester City paguajti klauzolën e tij të lirimit dhe e joshi atë në stadiumin Etihad.

Si të mos mjaftonte me kaq edhe një lojtar tjetër u largua drejt Cityt. Ai lojtar ishte Adrian Barnabe. Ai i tha klubit se nuk do të rinovoj një vit më parë dhe ai gjithashtu iu bashkua Manchester Cityt.

Jordi Mboula ishte një tjetër, por me Benfikën dhe Monakon që të dyja mjaft të interesuar, portugezët vendosën që të paguajn klauzolën e lojtarit dhe paguan 3 milionë euro për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Dani Olmo, gjithashtu, të largohet dhe të marrë një rreziku duke shkuar në Dinamo Zagreb.

Koha e tij tek ekipi kroat ka shkuar mjaft mirë! Ai shkëlqeu për Spanjën në Kampionatin Evropian U-21 dhe tani ai është në radar të një numri të madh gjigantësh evropianë, veçanërisht Barcelona.

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.