SHPËRNDAJE

Tani qe “opera Neymar” 99% eshte kryer, tani po dalin ne shesh detajet se pse nuk u arrit ky transferim.

 

E perditshmja franceze ‘Le Parisien’ sot e postoi nje artikull ku e konsideroi “transferimin e pamundshem” dhe tregon kushtet e PSG-se qe i vendosi per kthimin e Neymar’it tek Barca.

 

Sipas kesaj gazete, e lidhur me PSG-ne, kah mesi i qershorit, kur Neymar i tregoi Leonardo’s (drejtorit sportive te PSG-se) se po deshiron te largohet, “ Ne Katar aksionaret e PSG-se ndjenje nje “termet te vogel”.

 

Drejtuesit e Katar’it i bene me dije Leonardo’s qe nese dikush deshiron t’a marre Neymar’in ata duhet te japin me shume se 222 milion euro qe ata i’a dhane PSG-se ne 2017-ten.

 

Al Khelaifi, presidenti i PSG-se, i lajmeroi kapitenet e klubit per te sqaruar situaten e Neymar’it dhe pozicionin e klubit: “Po, Neymar mund te largohet, por vetem nese oferta eshte e madhe.” Dhe shifra qe ka vendosur klubi eshte “300 MILION EURO”.

 

Me 13 gusht u mbajt takimi i pare ne mes te Leonardo’s dhe drejtuesve te Barca’s, derisa klubi katalunas ofroi Coutinho’n + nje shifer te vogel te parave. “Ata erdhen duarthate” u cilesua nga Parisi oferta e pare e Barca’s. Drejtuesit e PSG-se gjithashtu nuk u ndjene “ne bese” derisa thone qe Barca lincoi qellimisht daten, diten dhe te gjitha sa i perket takimit ne menyre qe te bejne presion mediatik.

 

Neymar ne anen tjeter nuk ka bere asnje qendrim publik per te treguar deshiren e tij per t’u kthyer ne Camp Nou. Keshilluesit e tij e kane kuptuar se kjo nuk do te kishte qene ide shume e mire, edhe pse Barca e kerkonte kete.

 

“PSG e ka ditur qe Barca nuk i kishte parate e duhura. Cmimi i vendosur nga Paris nuk do te mund te ishte paguar nga asnje ekip. Eshte nje transferim qe thjeshte nuk do te mund te ishte kryer.”

‼ /bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.