SHPËRNDAJE

Ish lojtari i Interit dhe kombëtares Italiane, Marco Materazzi ka folur sot për Barcelonën para ndeshjes kundër ekipit italian.

Ai është shprehur që Barcelona aktuale nuk është më si ajo e vitit 2010 dhe se ata fituan atë vit vetëm pasi që i qëndruan planit të Mourinhos besnik dhe nuk bën asnjë gabim.

“Barça ishte e pamposhtur në vitin 2010, mbase skuadra më e mirë në histori, por ne i besuam planit të Mourinhos dhe nuk bëmë gabime atë ndeshje.”

Në vitin 2009/10 Interi fitoi Champions Ligën nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Në vitin 2009/10 Interi fitoi Champions Ligën nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Në vitin 2010 Barcelona luajti në gjysmë finale të Champions Ligës kundër Interit dhe e fitoi ndeshjen e parë në Camp Nou me rezultatin 1-0 por në Giuseppe Meazza e humbën atë me rezultatin 3-1. Kështu Barcelona edhe humbi mundësinë për të fituar Champions Ligën për tre vite me rradhë siq bëri Real Madridi nga sezoni 2015/16 deri në sezonin 2017/18.

Ekipi i Guardiolës e fitoi Champions Ligën në sezonn 2009/10, humbi në gjysmë finale kundër Interit në sezonin 2010/11 dhe e fitoi përsëri atë në vitin 2011/12.

“Skuadra e Barcelonës nga viti 2010 nuk do të kthehet kurrë më, tani ata kanë 3-4 lojtarë të shkëlqyeshëm, por atëher ata kishin dhjetë fenomenë dhe një jasht tokësorë me emrin Lionel Messi”.

“Të ndalosh Messin është e pamundur, mund të shpresosh vetëm se ai ka një ditë të keqe” u shpreh kështu Materazzi.