SHPËRNDAJE

Gjate dites se djeshme, “bosi i merkatos”, gazetari Di Marzio, dha nje lajm shume interesant duke paralajmeruar se “operacioni i Neymar’it per tek Barca eshte afer finalizimit!”

Di Marzio, sic eshte mesuar, shok i mire me Leonardo’n (drejtorin sportiv te PSG-se i cili po udheheq bisedimet me Barca’n), nuk eshte se poston kot se koti. Nuk poston shpesh por ate qe poston e ben kur eshte shume i sigurte.

Ai ka qendruar i qete gjate tere kesaj merkato deri ne tweet’in e mbremshem.

Kjo beri qe menjehere te reagonin te gjithe dhe pothuajse u shpalle feste ne rrjetet sociale nga fansat e Barca’s.

Megjithate, nje tjeter burim qe eshte me seli ne Barcelone dhe eshte shume afer klubit, ndoshta me e besueshmja sa i perket Barca’s sot ndryshon krejtesisht rrjedhen e ketij transferimi.

CATRADIO lajmeron qe drejtuesit e Barca’s zyrtarisht kane refuzuar oferten e PSG-se, keta te fundit te cilet bene nje oferte marramendese, ku kerkuan 130 milion euro +Dembele + Rakitic + Todibo (te gjithe si transferime te plota).

Shume e kuptueshme kjo dhe sinqerisht nuk e dijme se si PSG mendon qe nje klub shpenzon kaq shume para + te dhuroje 3 super lojtare tek ta.

Tani “topi” eshte ne fushen e PSG-se. Barca per momentin me kete lajm eshte jashte gares dhe nuk synojne te tentojne te provojne me shume.

Barca do te provoje perseri vetem nese PSG vendos te ule kriteret per Neymar’in.

Kthimi i Neymar tek Barca eshte komplikuar shume tani.

Keto jane se cfare po perflitet per momentin nga keto burime./bmshqip.com

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.