Ballina News Riqui Puig: “Unë jam ende një lojtar i Barcelonës B”

Riqui Puig: “Unë jam ende një lojtar i Barcelonës B”

SHPËRNDAJE

Edhe pse ai pranon se është bërë më i pjekur, 19-vjeçari beson se ende duhet të rritet me rezervat e Barcelonës!

Riqui Puig ka filluar për Barcelonën në miqësoren e së martës kundër Chelseas, që ekipi e humbi me rezultatin 2-1. Edhe një herë, ylli premtues la një përshtypje shumë impresionuese në 45 minutat e para duke kontrolluar mesfushën e Barcelonës në mënyrën perfekte.

Puig sic dukej është mjaft i motivuar për të shkëlqyer gjatë turneve parasezonale të Barcelonës në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai insiston se ai ende i përket ekipit të dytë.

Sipas Diario Sport Riqui Puig ka thënë: “Unë jam një lojtar më i pjekur tani, por jam ende një lojtar i Barcelonës B dhe unë jam këtu që të rritem. “Seniorët” e ekipit më ndihmojnë shumë.”

Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe të Barcelonës në mesfushë, do të jetë vërtet e vështirë për Riqui Puig të bënte arrij të “thyej akullin” për ti zënë vendin dikujt në ekipin e parë të Barcelonës. Aktualisht janë nëntë mesfushorë para tij të cilët janë të aftë të luajnë në mesfushë, duke përfshirë këtu edhe ardhjen e kësaj vere prej 75 milion euro Frenkie de Jong.

Edhe pse Ivan Rakitic, Philippe Coutinho dhe Rafinha janë renditur si kandidatët kryesor për t’u larguar, ende nuk ka vend të mjaftueshëm për Puig.

Por për aq sa edhe vetë lojtari e di gjendjen aktuale tek ekipi i parë dhe është “në rregull” me këtë situat atëher herët apo vonë Puig do të vlersohet për durimin e tij dhe respektimin e zgjedhjeve të tranjerit!

Riqui Puig – Highlights

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.