SHPËRNDAJE

Ish-kapiteni legjendar i Barcelones ka njoftuar ne rrjetin e tij social ‘Twitter’ se nuk do t’a pranoj oferten qe ka marr nga presidenti i klubit te Barcelones Josep Bartomeu.

Ishte konfirmuar para disa javeve se Barcelona jane ne bisedime me Puyol, mirepo sic shihet ish-kapiteni ka refuzuar te jete drejtor sportiv i ish-klubit te tij.

Legjenda e Barcelones Puyol ka fituar 3 tituj te Liges se Kampioneve me Barcelonen, 2006, 2009 dhe 2011. Ai tani me nje deklarat ka treguar pse nuk do t’a pranoje kete oferte.

Reagimi i Carles Puyol

Puyol ka dhene kete shkrim: “Ne javet e fundit ka pasur shume thashetheme per nje rikthim timin te Barcelona si drejtor sportiv. Keshtu, ndjehem i obliguar t’a njoftoj gjithe familjen blaugrane; pasi qe kam menduar shume nuk do t’a pranoje oferten e klubit”. – tha Puyol.

“Nuk ka qene nje vendim i lehte, pasi qe une gjithnje kam dashur te rikthehem aty ku e konsideroj si shtepin time. Por disa projekte personale kane rezultuar qe une te mos kem kohe te mjaftueshme t’i kushtoj dedikim pozites se ofruar. Do te doja te falenderoja klubin qe me kane besuar duke me ofruar kete pozite me shume pergjegjesi”.

Bartomeu eshte duke kerkuar nje drejtor sportiv te ri qe nga koha kur Pep Segura dha doreheqje ne Korrik, dhe ka pasur optimizem te madh qe Carles Puyol do t’a zevendesonte ate. Mirepo pas refuzimit qe beri ish-kapiteni, tani Barca do te kerkoj dike tjeter.

BURIMIAS
SHPËRNDAJE