Ballina News Valverde “Kemi nevojë edhe për një lojtar”

Valverde “Kemi nevojë edhe për një lojtar”

SHPËRNDAJE

Barcelona ka qenë aktive në tregun e transferimeve, duke nënshkruar me Frenkie de Jong, Antoine Griezmann dhe Neton, por Ernesto Valverde nuk beson se klubi ka përfunduar me transferimet këtë vit.

Tranjeri i Barcelonës e ka konfirmuar se klubi blaugran mund të nënshkruajë ende me një mbrojtës anësorë të majtë.

Që nga viti 2012 Jordi Alba ka qënë një lojtar i pazëvendësueshëm në pozitën e tij, por mungesa e mbulimit në atë pozitë është bërë problem gjatë dy sezoneve të fundit.

“Është e mundur që ne të sjellim dikë,” deklaroi Valverde në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të premten.

“Është e vërtetë se në atë pozitë kishim probleme sezonin e kaluar, prandaj ne jemi të hapur për të nënshkruar me dikënd deri në fund të tregut.”

Junior Firpo është lidhur me klubin nga një numër i madhë i mediave, edhe pse nuk është e qartë se sa afër është një marrëveshje midis Fc Barcelonës dhe Real Betis.

Junior Firpo tek Real Betis

Vërejtje!Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga BMSHQIP. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të BMSHQIP. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e BMSHQIP, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.