SHPËRNDAJE

Sot do të luaj ekipi blaugran kundër Interit të Contes në javën e dytë të Champions Ligës.

Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticion pasi që barazuan në ndeshjet e tyre të para. Interi kundër Slavia Prague 1-1 dhe Barcelona kundër Dortmundit 0-0.

Kështu ne kemi vendosur të ju përmbledhim një analizë para ndeshjes siq e bëjmë pothuajse me të gjithë kundërshtarët këtë sezon.

Analizat para ndeshjes

Ekipi italian pritet të luaj me kundërsulme të shpejta, pasi që Barcelona do të ketë sigurt më shumë posedim të topit.

Conte nuk është një trajner që luan një futboll shumë ofenzivë por është një tranjer shumë taktik, i cili mund ta kthejë ndeshjen komplet në anën tjetër. Prandaj pritet që ekipi i tij të luajë me tre qendër mbrojtës, dy mbrojtës anësorë më të avansuar dhe me tre mesfushorë. Figurat kryesor pritet të jenë Brozovic dhe Sensi.

Me këtë formacion ata do ti shtojnë presion të madhë Barcelonës shumë herët dhe do të kërkojnë të rrëmbejnë topin sa më larg portës së tyre.

Sensi do të jetë një kërcënim nga jashtë 16-shja e jonë. Në sulm Interi me shumë mundësi do të filloj me Lautori Martinez dhe Alexis Sanchez, pasi që siq raportuam më herët Romelu Lukaku nuk do të jetë në dispozicion pas një shqetsimi në këmbë.

Nga ana tjetër, Barcelona pritet të luajë si zakonisht me 4-3-3. Mbrojtja pritet të përbëhet nga Semedo-Pique-Lenglett-Firpo. Ndërsa në mesfushë pritet të luajnë përsëri tre mesfushorët kryesorë Frenkie De Jong, Sergio Busquets dhe Arthur Melo.

Në frontin e ekipit, Messi mund të mos luajë 90 minutat e plota dhe do të vijë në pjesën e dytë, e njëjta gjë vlen edhe për Dembele. Prandaj pritet që të fillojnë Griezmann, Suarez dhe Perez ndeshjen nga fillimi.

Barcelona futet në këtë ndeshje si favoritët dhe ata duhet të marrin tre pikët e nevojshme pasi ata nuk arritën të nxjerrin pikët maksimale nga Iduna Park kundër Dortmundit.

Duke ardhur në vendosjen taktike, Inter do të shtypë kryesisht si një njësi 5-1-2-2. Një mesfushor do të shtypë numrin tonë 6 (Busquets) ndërsa dy të tjerët do të shtypin dy mesfushorët tjerë qëndrorë. Sulmuesit e Inter do të shtypin të dy qendër mbrojtësit tonë duke i detyruar ata të luajnë me topa të gjatë, pasi që e dinë se nuk i përshtatet kjo stilit të Barcelonës.

Prandaj kjo do të jetë një lojë shumë e madhe për të dy mbrojtësit tanë ansorë (Firpo dhe Semedo) dhe do të varet ‘shumë’ nga ata sepse ata do të kenë më së shumti hapësirë ​​dhe me shumë mundësi do të jenë nën shtypjen më të vogël të Interit, pasi që ata do të përqëndrohen në lojtarët që luajn në qendër të fushës (Suarez, De Jong, Arthur, Busquets, Pique dhe Lenglet).

Suarez dhe Griezmann duhet të ndryshojnë pozicionet e tyre ashtu siq bënë edhe kundër Getafes në pjesën e dytë. Kur Griezmann do të zhytet brenda, kjo do të hap hapësirë ​​për Firpo dhe sonte mbase është edhe koha e tij për të treguar pse Barca e transferoi atë në Camp Nou.

Ndeshja e sotme nuk do të jetë e lehtë, Interi është ende i pamposhtur, aktualisht në krye të Serisë A, prandaj kjo ndeshje do të përcaktojë ndoshta edhe rrugëtimin e ekipit tonë këtë sezon. Camp Nou me siguri do të luajë si gjithmon rolin e lojtarit të 12-të të ekipës prandaj edhe pritet të kemi motivim shtesë!

SHPËRNDAJE