SHPËRNDAJE

Të shtunën, më ora 21:00 do të luaj Barcelona në Camp Nou kundër një kundërshtari në krizë por gjithmon i gatshëm në ndeshje të mëdha.

Bëhet fjalë për ekipin e Valencias që së fundmi e kanë shkarkuar tranjerin e tyre Marcelino që u dhoroi atyre kupën e fundit të Copa del Rey pikërisht kundër ekipit Blaugran.

Një veprim ky aspak i kuptueshëm në Spanjë, pasi që ai është shkarkuar vetëm disa ditë para ndeshjeve kundër Barcelonës dhe Chelseat në mesjavë.

Pasardhësi i trajnerit Marcelino do të jetë ish-tranjeri i kombëtares Spanjolle Albert Celades (43), siç konfirmoi Valencia me anë të një komunikate zyrtare në mediat sociale. 43-vjeçari punoi sezonin e kaluar deri në tetor 2018 për ekipin Real Madrid si zëvendës tranjer, pasi ai kishte punuar si trajner i ekipeve kombëtare të të rinjve Spanjoll. Ai nënshkroi një kontratë deri në vitin 2021 në klubin e tij të ri.

Ish-tranjeri i Valencias, Marcelino.

BMSHQIP ka mbledhur për juve statisikat dhe informacionet e përgjithshme që ju duhet të dini para ndeshjes këtë të shtunë.

Në ndeshjen e fundit kundër Osasunës një penallti e vonshme për kundërshtarin bëri që Barcelona të humbas dy pikë në La Liga. Kjo ishte edhe ndeshja e katër rradhazi në ligë pa një portë të pa prekur për Barcelonën, që gjithashtu pranuan së pari gol brenda 20 minutave të pjesës parë.

Barcelona rrallë ka probleme të tilla në shtëpi, duke treguar këtë edhe bilanzi aktual i ekipit në Camp Nou. 8 ndeshje, 8 fitore! Gjysma (katër) prej tyre janë fituar me një diferencë fituese me saktësisht dy gola. Por ajo që bie në sye është që golat në këto katër ndeshje kanë ardhur pas minuatve të 80ta.

Valencia hyri në “pushimin” ndërkombëtar me një fitore kundër Mallorcas në Mestalla. Nga ana tjetër, tre nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga Valencia ka pësuar gol në pjesën e parë për të mbajtur pastaj në pjesën e dytë portën e pa prekur. Pra kjo do të jetë interesante të shihet se kush do të ja arrijë ta mbaj rritmin aktual. Valencia që nuk pranon gol në pjesën e dytë apo Barcelona që shumicën e golave i shënon në pjesën e dytë?

Një statistikë shqetësuese për ‘Los Ches’ është ajo e pikëve të grumbulluara në ndeshjet jasht Mestallas. Ata nuk kanë marrë asnjë pikë nga tre ndeshjet e fundit këtu bën pjesë edhe një humbje ndaj Atl. Madridit. Në 10 ndeshjet e fundit Valencia nuk ka arritur të fitoj asnjë ndeshje kundër top 3 klubeve Spanjolle (Barça, Atletico Madrid dhe Real Madrid) duke pasur kështu një bilanz prej 8 humbjeve dhe 2 barazimeve.

Lojtarët për tu parë

Transferimi i Barcelonës, Antoine Griezmann shënoi dy gola për ekipin në ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou dhe kështu pritet që të jetë edhe kundër Valencias të jetë lojtari kryesor, pasi që pritet që Lionel Messi të mungoj edhe në këtë ndeshje.

Daniel Parejo i Valencias shënoi një penalti në ndeshjen e fundit kundër Mallorcas, dhe gjithashtu shënoi nga penalltia në ndeshjen e sezonit të kaluar në Camp Nou.

Statisikat nga sulmi

Katër nga gjashtë golat e fundit të Barcelonës në La Liga kanë ardhur në 15 minutat e para të pjesës së dytë.

Lojtarët që do të mungojnë për Barcelonën

Ousmane Dembele (I lënduar)
Lionel Messi (I lënduar)
Neto (I lënduar)

Tek Valenia nuk ka asnjë lojtar që zyrtarisht do të mungojë.

Lojtarët në pikëpyetje për Barcelonën

Firpo Junior (I lënduar)
Nelson Semedo (I lënduar)
Luis Suarez (I lënduar)
Samuel Umtiti (I lënduar)

Lojtarët në pikëpyetje për Valencian

C. Piccini (I lënduar)
C. Soler (I lënduar)

Gjyqtari i ndeshjes

Gjyqtari i ndeshjes do të jetë José María Sánchez Martínez. Ndeshja e fundit nën urdhërat e Martinez ishte sezonin e kaluar kundër Celta Vigos. Barcelona aty humbi me rezultat 2-0 dhe Martinez e ndëshkoi ekipin me 5 kartona të verdhë dhe një penalti.

Por ndeshja tjetër nën urdhërat e spanjollit ishte gjithashtu edhe “El Classico” e fundit në La Liga në Camp Nou që përfundoi me rezultatin 5-1 për Barcelonën.

Transferimi i ndeshjes

BMSHQIP do të ju mundësoj pak para fillimt të ndeshjes disa linqe të përzgjedhura nga stafi jonë, ku do të mund ta shikoni ndeshjen në FULL HD.