SHPËRNDAJE

Pas humbjes se befasishme ne Granada, Barca shpreson te ktheje formen e saj ne Camp Nou ne kete mesjave (sot) nga ora 21:00 kunder Villarreal.

LAJMET E EKIPIT

Ousmane Dembélé eshte kthyer ne skuader pas nje muaj jashte fushave, pas lendimit qe pesoi ne ndeshjen e pare te sezonit kunder Bilbao’s. Rakitic, Wague dhe Carles Perez jane lene jashte skuadres kesaj rradhe, derisa kemi nje rikthim te Alena’s. 16 vjecari Ansu Fati perseri eshte pjese e ekipit te pare. Alba dhe Umtiti jane ende te lenduar.

Skuadra e plote eshte kjo: Ter StegenN. SemedoPiquéSergioTodiboArthurSuárezMessiO. DembéléNetoLengletGriezmannAleñáS. RobertoF. De JongVidalJunior dhe Ansu Fati.

Nese Lionel Messi starton, do te jete hera e pare ne kete sezon dhe e 400-ta ne La Liga, nje arritje qe e ka bere vetem nje i huaj, Donato, me heret. Argjentinasi Messi ka shenuar ose asistuar ne 6 ndeshjet e fundit me Villarreal’in.

KUNDERSHTARI

Villarreal vitin e kaluar ishin shume ne zonen e rrezikshmerise por ne fund arriten te dilnin ne vendin e 14. Ne kete sezon ata duken me mire. Ne 3 ndeshjet e para moren 2 pike, por ne 2 ndeshjet e fundit moren pike te plota (fitoren 3-0 kunder Leganes dhe 2-0 kunder Valladolid’it).

Kane pasur edhe perforcime te reja, si: Raul Albiol (kthehet ne Spanje pas 6 sezoneve ne Napoli), Moi Gómez (erdhi nga Sporting Gijón dhe tanime ka shenuar 2 gola) dhe talenti i ri shume premtues Javier Ontiveros (nga Malaga).

Top golashenuesi i tyre eshte ish lojtari i Espanyol, Gerard Moreno me 5 gola, derisa eshte ne krye me Karim Benzema’n per Pichichi’n.

Ata kane dy lojtar qe kane luajtur ne Barca: Manu Trigueros (ne grupmosha); Xavi Quintillà (Barça B).

TAKIMET KOKE ME KOKE

Qe nga fitorja 2-1 ne Camp Nou ne vitin 2008, Villarreal kane shkuar 22 ndeshje ne Lige dhe Kupe pa e mposhtur Barca’n brenda ne shtepi apo si mysafir. Katalunasit kane shenuar fitore te medha ne vitet e tyre, duke perfshire fitoret 5-0 ne 2011, 4-1 ne 2017 dhe 5-1 ne 2018.

Ne sezonin e kaluar, Barca ka fituar 2-0 ne Camp Nou (golat nga Pique dhe Alena), derisa ndeshja ne Estadio de la Ceramica ishte nje drame e vertete me nje barazim 4-4. Villarreal ktheu ndeshjen nga 2-0 ne 4-2, dhe ku ne fund Suarez dhe Messi shpetuan nje barazim per Barca’n.

STATISTIKAT

Ndeshjet e Barca’s si mysafir nuk kane qene te duhurat, por ne shtepi ekipi ka fituar 9 ndeshjet e fundit ne La Liga, duke perfshire dy ndeshjet e pare ne La Liga kunder Betis dhe Valencia’s me nga 5 gola.

Me 12 gola te shenuar, edhe Barca edhe Villarreal jane dy ekipet qe kane shenuar me se shumti ne La Liga. Derisa, Villarreal mund te shenojne rekord te klubit nese shenojne sot, derisa do te ishte ndeshja e 19-te rradhazi qe shenojne.

ERNESTO VALVERDE PARA NDESHJES

“Gjithmone eshte e veshtire te luash kunder Villarreal dhe ata kane pasur nje fillim te mire ne La Liga pas veshtiresive te vitit te kaluar. Kane lojtar te shpejte qe mund te n’a veshtiresojne, por edhe mesfushore te mire si Cazorla.”

TRAJNERI KUNDERSHTAR

Javier Calleja, ish mesfushori i Villarreal, eshte me klubin si trajner qe nga 2017-ta, edhe pse u shkarkua ne sezonin e kaluar ne mes te sezonit per t’ia kthyer punen pas nje muaji:

“Ne do te shkojme ne Barcelone me koken tone lart. Ideja jone eshte te nxjerrim dicka pozitive nga ndeshja.”

NDESHJET TJERA NE LA LIGA

Lideret e La Liga’s, Athletic Bilbao udhetojne per ne Leganes (te merkuren, ora 19:00), derisa Real Madrid, pas fitores ne Sevilla, shkojne ne Osasuna (e merkure, ora 21:00). /bmshqip.com

SHPËRNDAJE